Pas përplasjes mes policisë dhe prokurorisë së Përgjithshme për asgjësimin e kanabisit të sekuestruar, tre ministri dhe Adriatik Llalla kanë nxjerrë një udhëzim të posaçëm.
Udhëzimi është nxjerrë pas konsultimit mes Ministrisë së Brendshme, Shëndetësisë, Mjedisit dhe prokurorisë.
Në bazë të udhëzimit të nxjerrë droga nuk do asgjësohet në vend, por do sekuestrohet dhe për të do të vendosë gjykata.
Asgjësimi i drogës do bëhet në magazinën e Qendrës së Furnizimit Materialo-Teknik në Mullet në Tiranë nën vëzhgimin e tre ministrive dhe prokurorisë.
Për asgjësimin e bimëve të kanabisit, policia do presë prokurorin. Kështu policia nuk mund të djegë bimët e kanabisit, pa shkuar prokurori.
Djegia dhe asgjësimi i bimëve narkotike të sekuestruar nga tani e në vazhdim do të bëhet vetëm në prani të prokurorit, ekspertit mjedisor dhe shëndetësor.
Prokuroria pak kohë më parë përmes Llallës lëshoi akuza se policia nuk i lajmëron gjatë procesit të asgjësimit, ndërsa policia reagoi duke deklaruar se prokuroria nuk paraqitet.
Udhëzimi i ri, vendimi i fundit i Xhafës si ministër
Udhëzimi i ri për asgjësimin e kanabisit në prani të tre ministrive dhe prokurorit ishte vendimi i fundit i Fatmir Xhafës në postin e Ministrit të Brendshëm.
Vendimi mbanë datën 15 maj, ndërsa nis zbatimin pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Xhafaj qëndroi në postin e ministrit më pak se dy muaj, pasi në vendin e tij u emërua Dritan Demiraj në bazë të marrëveshjes mes PS dhe PD.
/Shqiptarja.com

VIDEO