Prokuroria e Tiranës është drejt pushimit të hetimeve lidhur me vendosjen e çadrës së demokratëve për tre muaj përpara Kryeministrisë.
Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se argumenti kryesor i prokurorëve për pushimin e cështjes është mungesa e faktit penal.
Në 18 shkurt, ditën kur në bulevard u ngrit çadra e opozitës, policia e Tiranës depozitoi kallëzim dhe referoi për procedim penal në organin e akuzës organizatorët e protestës Enno Bozdo dhe Arben Ristani, me pretendimin se protesta ishte e paligjshme, pasi nuk ishin vënë në dijeni Policinë për instalimin e çadrës.
Çadra u hoq pas tre muajsh pas arritjes së marrëveshjes mes Ramës dhe Bashës.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com