Që në ditën e parë të emërimit, pas vetëm 3 orësh, Everest Kazheli ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Kadastrës së Elbasanit. Mbeten ende të paqarta arsyet pas këtij vendimi të papritur.

Në vend të tij, është emëruar Gentian Mahmutaj, i cili ushtronte detyrën si përgjegjës i departamentit tekniko-ligjor në Drejtorinë e Përgjithshme.

Deri në emërimin në krye të Kadastrës së Elbasanit, Kazheli drejtonte atë të Fierit. Kjo e fundit është përfshirë në skandale për tjetërsim pronash.