Tre sezone në 'errësirë', Parma rikthehet në Serie A

Tre sezone në 'errësirë', Parma rikthehet në Serie A

Festa e Parmës

Parma siguroi rikthimin në Serie A pas barazimit 1-1 ndaj Barit të mërkurën, duke i dhënë fund një serie prej tre sezonesh në divizionin e dytë të Italisë.

Parma kryeson Serinë B, tre pikë më shumë se Como dhe shtatë pikë përpara Venezias me dy raunde të mbetura deri në fundin e sezonit. Dy vendet e para ngjiten automatikisht në elitë, ndërsa vendi i tretë deri në të tetin shkojnë në një play-off për të përcaktuar skuadrën e tretë që do ngjitet në Serie A.

Bari, i cili është i treti nga fundi, rrezikon të bjerë nga kategoria. Sulmuesi francez Ange-Yoan Bonny kaloi Parmën në avantazh në minutën e 50-të dhe më pas 40-vjeçari Valerio Di Cesare barazoi për Barin duke u bërë golashënuesi më i vjetër i historisë në Serie B. Venezia humbi 3-2 në Catanzaro.

Historia - Në fund të shekullit të kaluar, Parma regjistroi ditët më të lavdishme në historinë e saj duke fituar trofe në Evropë dhe është klubi i katërt më i suksesshëm italian në garat ndërkombëtare (pas Milanit, Interit dhe Juventusit) me tre trofe.

Përveç brezave ikonë të futbollistëve italianë, Parma është e njohur për fitimin e dy trofeve të Kupës UEFA dhe një në Kupën e Fituesve të Kupave.

Gianluigi Buffon, Dino Baggio, Faustino Asprilla, Antonio Benarrivo, Tomas Brolin, Fabio Cannavaro, Enrico Chiesa, Carlo Ancelotti, Hernan Crespo, Nestor Sensini, Hristo Stoickov, Lilian Thuram, Juan Sebastian Veron, Gianfranco Di Chiesa, Mario Stanic, Adriano, Abel Balbo, Alberto Gilardino dhe shumë të tjerë kanë luajtur me fanellën e Parmës.

 

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)