PRISHTINE, 17 Janar/ATSH/-Ajo pothuajse e dinte se më nuk mund të ecte si dikur. Ëndrra e saj ishte të zbuloj se ku ishte problemi që ajo mbeti në karrocë. E për këtë, duhej të vizitohej tek mjekët jasht vendit, sepse atje do të mund të bënte analizat gjenetike të cilat do të mund të tregonin më qartë gjendjen e saj. Dëshira e saj u plotësua, e krejt kjo falë një ndihme që mori nga një grua e panjohur. Shqipe Olluri e cila që nga paslufta është në karrocë, rrëfen për gjendjen e saj ndër vite.Edhe për takimin me Merdine Ahmetin, gruan nga Italia të cilën e takoi krejt rastësisht por që ishte ajo e cila ia bëri ëndrrën realitet.
E tani ato themeluan një shoqatë që mbanë emrin "Tre shpirtat", përmes së cilës synojnë të dërgojnë në Itali shumë persona që janë në gjendjes e Shqipes, që të paktën të mësojnë se prej çka vuajnë. Veçse ato janë në fillimet e punës së tyre, kanë nevojë për donatorë që i përkrahë në misionin e tyre. "Tre shpirtat" synon të mirret me personat me nevoja të veçanta, me gratë e keqtrajtuara dhe me fëmijët e braktsur.
Në një takim për KosovaPress, ato rrëfejnë për takimin e tyre dhe shkuarjen në Itali, që për Shqipen deri vonë ishte vetëm një ëndërr.
Shqpija ka 14 operacione, e krejt çka e kishte preokupuar gjatë gjithë këtyre viteve ishte përcaktimi i diagnozës. Ajo thotë se asnjëherë nuk e ka ditur saktë se ky e kishte problemin që nuk mund të ecte.
Ato u takuan në një rehabilitim që ishte Shqipja tek "Nëna Naile". Merdine Ahmeti me të takuar, kishte vendosur t'i ndihmonte. Fillimisht ajo kishte vendosur kutitë për ndihmë nëpër objekt të spitalit, ku njerëzit do të mund të kontribonin me të holla. Pastaj, edhe e kishte marrë në Itali, ku atje kishte arritur të ia bënte të gjitha kontrollet.
Shqipja thotë se kontrollet atje mbanin kosto mjaftë të lartë. Por këto themeluan shoqatën "Tre shpirtat" ku përmes saj, zbriste shuma që duhej paguar.
"Për një muaj ishte 60 mijë euro, por kur ne e themeluam shoqatën "Tre shpirtat", është bërë për 8 mijë e 900 euro", thotë ajo.
E Merdine Ahmeti, e cila ndryshoj jetën e Shqipës, mendon prap ta marrë në Itali Shqipen, vetëm se asaj i duhen të holla. Ajo shpreson që shoqata që kanë themeluar do të ketë sukses.
Ato synojnë që përmes kësaj shoqate të hapin edhe një qendër rehabilituese në Kosovë për këto kategori. Krejt çka atyre iu duhet janë donacionet.
Shqipja është një vajzë nga Komuna e Lipjanit e cila që nga koha e luftës ka mbetur e paaftë të ecë. Ajo ka kryer mjaftë intervenime në Kosovë por asnjë nuk ka rezultuar me shërimin e saj. Tani, ajo ka nevojë vetëm trajtime mjekësore, kryesisht fizioterapeutike. Së bashku me Merdine Ahmetin hapën një shoqatë përmes së cilës synojnë të ndihmojnë njerëzit. E meqë janë në fillimet e punës, ato kanë nevojë për mbështetje nga të gjithë, e më së shumti nga donatorët. Meridine Ahmeti e cila jeton në Parma të Italisë, thotë nëse shoqata e tyre do të gjejë përkrahje në Kosovë, një të tillë do ta bëjë funksionale edhe në Itali./ag/









