Tre shqiptarët kapen brenda shtëpisë së barit në Angli, dëshmia e tyre: Nuk përballonim dot jetesën në Shqipëri, u mashtruam nga trafikantët
'Shtëpia e barit' dhe shqiptarët e arrestuar
Tre shqiptarët, Selami Lugja, Alfred Mamoçi dhe Rezart Selami janë arrestuar nga policia britanike pasi janë kapur brenda një ‘shtëpie bari’ në Southamton. Në gjyq, ata deklaruan se ishin detyruar të kryenin veprimtarinë kriminale për të shlyer borxhin prej 25 mijë paundësh që kishin marrë për të ardhur ilegalisht në Britaninë e Madhe.
Ata u zbuluan kur në zonën ku ushtronin veprimtarinë e tyre të jashtëligjshme pasi policia nisi kërkimet për një person të zhdukur. Banesa që ata përdornin për kultivimin e kanabisit lëshonte një nxehtësi të pazakontë që ngjalli dyshime tek oficerët. Ku këta të fundit bastisën banesën, gjetën brenda Mamoçin, 36 vjeç dhe Selamin, 29 vjeç duke vrapuar përgjatë çatisë. Ndërsa Lugja është kapur pasi u hodh nga çatia.
Brenda, oficerët gjetën tre dhoma për rritjen e kanabisit, një frigorifer, një zonë gatimi dhe një dhomë gjumi. Ata kishin kryer shelke me energjinë elektrike e cila ishte devijuar nga rrjeti elektrik.
Vlera e kanabisit të zbuluar në shtëpinë e barit kapte vlerën deri në 535 mijë paund. Të tre të arrestuarit u shpallën fajtorë nga gjykata. Avokati i tyre tha se shqiptarët paguheshin nga 5 mijë deri në 18 mijë paund pas tharjes së bimës narkotike. Ndërsa ata theksuan se kishin ardhur në Britaninë e Madhe për të punuar nën urdhrat e trafikantëve të drogës.
Në dëshminë e tyre, shqiptarët mësohet të kenë thënë se ishin gënjyer nga trafikantët e drogës për një jetë më të mirë pasi në Shqipëri jetesa ishte e vështirë për t’u përballuar.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3544
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frika e deportimit në Ruanda, zhduken mijëra azilkërkues! Media: Mes tyre janë 1633 shqiptarë
24 Prill, 15:16
-
Shqiptari i dënuar për grabitje fiton gjyqin në Britaninë e Madhe! Fiton nënshtetësinë, edhe pse gënjeu për kombësinë e të kaluarën kriminale
9 Mars, 08:17
-
Ministri britanik i Drejtësisë: Ka nisur transferimi i të burgosurve shqiptarë
26 Shkurt, 11:23
-
Ish-deputeti laburist, Grogan viziton Kukësin: Qeveria britanike po investon shumë këtu! Mirëpresim emigrantët e ligjshëm në Angli
16 Janar, 17:12
-
Rishi Sunak: Marrëveshja me Shqipërinë për migracionin, ka dhënë rezultate
7 Janar, 17:32
-
Nga emigrant i paligjshëm në diplomat, historia e Uran Ferizit! Ambasadori shqiptar në Britani pret emërimin nga Mbreti Charls
24 Dhjetor 2023, 12:36
-
'Më mirë të rrisësh dele në Kukës sesa të punosh në shtëpi bari në Angli' Balla: Do mbështesim viktimat e trafikimit drejt Britanisë
12 Dhjetor 2023, 11:52
-
‘Përfitoni nga uljet e fundvitit’, trafikantët shqiptarë reklama në TikTok: Kalim i sigurt drejt Britanisë për vetëm 5 mijë paund
11 Dhjetor 2023, 08:59
-
‘Po tallen me përpjekjet e qeverisë britanike’, Daily Mail: Kontrabandistët shqiptarë reklamojnë në rrjete sociale oferta me ulje çmimi për kalimet me kamion
10 Dhjetor 2023, 07:58
-
Dosja e trafikut ilegal/ Si adoleshentët shqiptarë shkojnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar për të punuar për bandat e drogës
2 Dhjetor 2023, 17:20
-
20 vjeçari shqiptar padi ndaj qeverisë britanike, kërkon dëmshpërblim për shkelje të të drejtave të njeriut
30 Nëntor 2023, 22:46
-
Ministri i Brendshëm vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, takim me ministrin për Emigracionin, Robert Jenrick
27 Nëntor 2023, 14:32
Haha. Kujtojn se jane ne Albanistan erebajgat. Mendojn se do genjejne prokuroret dhe gjykatsit atje.
PërgjigjuAhahahaha, "U mashtruam" thonë! Nuk jeni mashtruar, jo! Keni shkuar vetë dhe me vullnet të plotë, si shumë të tjerë që nisen me gomone me rrugën e paguar nga trafikantët, kur shkoni atje duhet të "ktheni borxhin" me "punë të ndershme" por halli është që kur hynë në atë rrugë nuk del dot më, edhe pasi të kthesh borxhin! Kur ikën ilegalisht e di shumë mirë se çfarë të pret, nuk nisesh për të punuar me djersë! Kush ikën kështu ikën se fluturon me pras në b....ë por pastaj përfundon në burg ose të gjejnë me ndonjë kanal buzë rrugës të vdekur. MOS FLUTURONI ME PRAS POR HAPNI SYTË DHE DJERSITNI PAK! Edhe ju prindër mos i lini fëmijët tuaj të nisen sepse do ti qani ditë e natë kut mos ti keni më
Përgjigju