Shkatërrohet organizata e trafikimit të lëndëve narkotike në Brindizi të Italisë , ndërsa arrestohen 14 persona mes tyre shqiptarë dhe italianë. 

Ata akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas hetimeve organizata  e kishte bazën e saj në Itali  por ishte të gjendje të komunikonte me furnizuesit shqiptarë për të organizuar  edhe transportimin e lëndës narkotike drejt brigjeve italiane.
 
Emrat e shqiptarëve të arrestuar janë:
 
Vaso Mekshi, 39 vjec,
 
Shfic Muho, 33 vjec
 
 Leonard  dhe Emilian Bufi, 36 e 31 vjec
 
Ata akuzohen për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike ndërsa gjatë hetimeve të cilat kanë zgjatur 10 muaj janë sekuestruar një sasi e madhe lëndësh narkotike  e cila vinte nga brigjet shqiptare. Në  total janë sekuestruar rreth 3 ton drogë e llojit marijuanë  e cila arrinte vlerën e 35 milionë eurove.

[gallery]22872[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com