SHKODER- Tri vrasje të rënda tronditën Dukagjinin gjatë verës, por ende zyrtarisht nuk jane zbardhur. 

Drejtori i Policisë Vendore të Shkodrës, Dashamir Spaho, u pyet sot nga gazetarët në lidhje me ecurinë e hetimeve për këto ngjarje, ku humbën jetën Aleksandër Koçeku në muajin korrik dhe babë e bir, Prekë e Lekë Gjoni, në gusht.

I pyetur drejtpërdrejt nëse ka autorë për tri vrasjet e bujshme në Dukagjin, Spaho deklaroi se hetimet vijojnë.

“Po vijojnë hetimet. Jemi në pisten e duhur…”, u shpreh drejtori i Policisë

Ne muajin korrik, 40-vjeçari Aleksandër Koçeku ka mbetur viktimë e një sulmi me armë zjarri në Dukagjin të Shkodrës, teksa po udhëtonte me automjetin e tij. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për hakmarrje, pasi viktima është vëllai i Artan Koçekut, i cili është në burg për vrasjen e Angjelin Shkambit në vitin 2017.

ne muajin gusht, mbi 50 plumba nga dy karikatorë kallashnikovi dyshohet të jenë lëshuar ndaj fuoristradës ku udhëtonin babë e bir, Prel dhe Lekë Gjoni, 82 dhe 57 vjeç, të cilët u vranë në Dukagjin. Me ta ishte dhe një person i tretë, i cili mbeti i plagosur rëndë , Lazer Bashi, pasagjer në sedijen e pasme të automjetit, i njohur i familjarëve të vrarë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:22
Shkodër/ Goditet grupi i trafikut të drogës, 4 në pranga! Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe dy mina antitank (VIDEO)

Katër persona u arrestuan dhe tre të tjerë u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Polinomi”.

Në total, u sekuestruan 265.4 kilogramë kanabis si dhe dy mina antitank.

Në pranga ranë Admir Selgjekaj, 38 vjeç, Elsid Ramci, 25 vjeç, si dhe vëllezërit Bujar dhe Naim Kukaj, përkatësisht 56 dhe 52 vjeç.

Ndërsa në kërkim u shpallën Esat Kukaj, 58 vjeç, djali i tij, Denjan Kukaj, 23 vjeç, dhe Anarldo Mulleti, 39 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Në kuadër të megaoperacionit “POLINOMI”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër ndërhynë në lagjen “Guraj”, Malësi e Madhe, ku ndaluan automjetin tip “Volksëagen Passat” që drejtonte shtetasi E. R..

Nga kontrollet në këtë automjet dhe në banesat e shtetasve të arrestuar, B. K. dhe N. K., u gjetën në total dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 265,4 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e përgatitur dhe e paketuar për shitje dhe për trafikim.

Më tej, nga kontrollet e mëtejshme, në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit B. K., u gjetën 2 mina të dyshuara antitank, të cilat iu dorëzuan shërbimeve xheniere të Forcave të Armatosura, për ekzaminim të mëtejshëm.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë