“Tregime të Moçme shqiptare” në anglisht, përkthyesi: Këto njëmbëdhjetë rrëfime janë thesar për ne!

Njëmbëdhjetë rrëfimet e “Tregime të moçme shqiptare” të Mitrush Kutelit, do të përkthehen në gjuhën angleze. Përkthyesi Ron Berisha i gjendur këto ditë në Tiranë na tregon punën, që është duke bërë me rrëfimet, “Rozafati“, “Gjergj Elez Alia” e “Ymer Agë Ulqini“ apo “Muji dhe zanat“, të cilat trajtojnë motivet tona popullore, baladat, eposin e kreshnikëve dhe luftërat shqiptaro-osmane

 “Janë njëmbëdhjetë tregime të moçme shqiptare, legjendat që i njohin të gjithë, si e Rozafatit, Gjergj Elez Aliz, Mujit etj. Kuteli është një shkrimtar i madh, tregimet unë ia pëlqej shumë, sepse janë thellësisht shqiptare dhe merren me eposin, legjendat edhe rapsoditë, që janë në të vërtetë një thesar për kulturën tonë kombëtare”, shprehet Berisha.

Ndonëse, prej 25 vitesh jeton edhe punon jashtë vendit, Berisha na rrëfen se lidhjet me letërsinë shqipe nuk i ka shkëputur, madje shton se do t’i rikthehet sërisht leximit të veprës së Migjenit, Camajt dhe Koliqit

“Mundohem që të lexoj sa më shumë, sepse jam duke rikuperuar kohën e humbur, pasi kam lexuar në anglisht shumë letërsi ruse dhe latine. Jam vazhdimisht në kontakt me gjuhën shqipe, përkthimin e kam pas profesion në fushën legale. Autor shqiptar do të veçoja, Gjergj Fishtën, Rudolf Markun, i rikthehem herë pas herë romaneve të Ismail Kadaresë. Kam ndërmend që të zbuloj Migjenin, Martin Camajn edhe Ernest Koliqin, që e kam pas përherë përzemër”.

Përpos përkthimit në gjuhën angleze, Ron Berisha është dhe autor i disa librave me tregime në këtë gjuhë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/08/2020 03:18

    Kopertina e librit eshte e shemtuar,ngjan si nje kryqezim midis nje Ungjilli dhe nje Kurani,kush e ka pikturuar?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut