"Tregimi i viteve ‘80”, një libër i ri studimor i Spiro Gjonit

Kopertina e librit të Spiro Gjonit

Ditët e fundit, nga Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë janë botuar dhe kanë dalë në qarkullim disa vepra të reja shkencore të një sërë studiuesish të gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Veprat, botuar në kuadrin e vitit të Skendërbeut, janë monografi, punime shkencore apo përmbledhje me artikuj e vështrime të karakterit shkencor. Ndër to do të përmendim dhe monografinë studimore - letrare “Tregimi i viteve ‘80” të Prof. as. Spiro Gjoni.

Libri në fjalë, brenda 190 faqeve të tij, sjell një vështrim të përgjithshëm mbi gjendjen, ecurinë dhe zhvillimin e këtij zhanri të prozës së shkurtër shqipe, në dhjetëvjeçarin e parafundit të shekullit të kaluar, periudhë e cila përkon dhe me fundin e një stadi zhvillimor të letërsisë që mbështetej në metodën krijuese të realizmit socialist dhe shenjat e elementet e para të një kohe të re që do të mbështetej tek krijimtaria e arti i lirë jasht dhe larg -izmave e diktateve ideologjike.

Autori nuk ka synuar të bëj një autopsi të thellë të gjithë krijimtarisë në prozën e shkurtër të kësaj kohe. Por, ai, duke mbështetur në krijimet e përmbledhjeve më të veçanta, ka arritur të hedhë dritë në karakteristikat e tiparet dalluese të tregimit të kësaj periudhe, pa harruar dhe injoruar edhe të metat e dobësitë e shfaqura. Duhet theksuar fakti se studiuesi nuk ka marrë për bazë vetëm përmbledhje të arrira apo përmbledhje autorësh në zë. Përkundrazi, dhe kjo e bën studimin e konkluzionet që autori paraqet, më realist dhe më objektiv.

Në libër krahas autorëve me emër si: I. Kadare, Dh. Shuteriqi, T. Laço, N. Prifti, K. Kosta, N. Lera, K. Blushi, Z. Çela, A. Kondo, V. Koreshi, përmenden dhe analizohen edhe autorë të rinj apo më pak të njohur si: D. Çuli, Th. Jorgji, A. Isaku, S. Mato, G. Hoxha, Ll. Nano, S. Pone, E. Jorgo, Sh. Tigani, N. Gjini, Y. Xhaferri, P. Zoto, V. File, etj.

Studiuesi, nëpërmjet një strukture të menduar mirë dhe mjaft funksionale arrin që, krahas një panorame të përgjithshme, të trajtojë si pjesë kapitujsh të veçantë dhe tematikën e pëlqyer nga autorët krijues, duke evidentuar dhe problematikën që spikat në krijime të ndryshme.

Në këtë kontekst janë zgjedhur e pasqyruar krijime autorësh të ndryshëm në fokusin e të cilëve janë ngjarje nga e kaluara e largët dhe e afërt e historisë së popullit tonë, kthyer tashmë në vlera artistike. Natyrisht, autori nuk ka lënë pa analizuar dhe atë pjesë të krijimtarisë së kësaj periudhe, tema dhe problematika e së cilës lidhet me aktualitetin.

Strukturës së librit i jep formë më të plotë dhe trajtimi i çështjeve të poetikës së tregimit të kësaj kohe si dhe evidentimit të individualiteteve më të spikatura në këtë zhanër. Të gjitha këto së bashku janë sintetizuar natyrshëm në pjesën e fundit të librit i cili përfshin një sërë përfundimesh që shënojnë vlerat, të metat dhe dobësitë e zhanrit të tregimit në vitet ’80.

Libri një tjetër kontribut i këtij autori në fushën e studimeve letrare, është shkruar me një gjuhë të rrjedhshme dhe një nivel ku spikat korrektësia shkencore si në përdorimin e një terminologjie të saktë ashtu edhe argumentimin e mendimeve dhe tezave të parashtruara.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen