Tregtarët ambulantë kanë protestuar këtë të mërkurë para njësisë numër 4 pasi policia bashkiake nuk i lejon ata që të tregtojnë mallrat e tyre në rrugën e Dibrës. Ata shprehen se po i dërgojnë nga një institucion në një tjetër por pa i gjetur një zgjidhje.
 
“Nuk kam me cfare të paguaj qeranë kam 5 goca, kam 1 çun të vogël. S’kam me çfarë ta paguaj qeranë. Me këtë mall vijmë të njësia 4 . Ajo thot shkoni te bashkia madhe te drejtoria e policisë bashkiake. Ajo thot hajde këtu, me pronarin jemi në rregull,” thotë një shitëse.

Teksa thonë se janë në një udhëkryq nuk hezitojnë të tregojnë se tashmë kanë mbetur edhe pa ndihmë ekonomike pasi kanë refuzuar një punë nga zyra e punësimit.
 
“Shkova te zyra e punës dhe më thanë të kemi gjetur punë jashtë shtetit. Ku të shkojë unë jashtë shtetit jam nënë me 6 fëmijë me qera. Pastaj pas një muaji më hoqën përkrahjen sociale,”
tregon një tjetër.

Tregtarët ambulantë nuk janë lejuar të punojnë më në anë të Rrugës së Dibrës pas vendimit të qeverisë për luftën kundër informalitetit dhe atij të qeverisë për lirimin e hapësirave publike.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)