Konkurrenca e pandershme ka bërë që tregtarët e tregut industrial në qytetin e Durrësit të ngrihen në një protestë 1-orëshe. Tregtarët të revoltuar nga shitësit ambulant që shesin në rrugë dhe trotuare kanë protestuar përpara godinës së tregut, ku kanë kërkuar nga Bashkia e Durrësi, që të ndërhyjë për t'i larguar nga rruga shitësit e paligjshëm.
Tregtarët shprehin shqetësimin e tyre, “ne sot me tregun kemi organizuar një protestë 1-orëshe për dy qëllime, sidomos për problemin e rrugëve që është zënë nga tregtarë të paligjshëm dhe për ti bërë thirrje bashkisë që brenda këtij muaj në qoftë se rrugët nuk pastrohen nga konkurrenca e pandershme që po na bëhet, ne do të shkëpusim çdo lidhje në kuptimin e detyrimit që kemi me bashkinë” .
“Bashkia të mos na vij sonte këtu. Kur ne përmbytemi dhe mund të hedhim mbi një milion lek mall apo dy, Vangjush Dako nuk do t’ia dijë fare. Na vendos litarin në fyt për të paguar taksën, çfarë takse të paguajmë, kur nuk kam bukë për fëmijët”.
“Si të paguajmë taksat për pesë metra katrorë. Ne mezi ja dalim për copën e bukës, dhe jo të paguaj taksën e shtetit”.
Tregtarët e rregullt kërkuan nga pushteti vendor t'i taksojë edhe tregtarët ambulantë, duke pretenduar se xhiro e tyre është më e madhe. Gjithashtu një kërkesë tjetër e tyre ishte edhe përmirësimi i kushteve, pasi gjatë dimrit kur reshjet e shitur janë të shumta tregu përmbytet.
Redaksia Online
A.Gj/ Shqiptarja.com

VIDEO











