TIRANË - Nga muaji shtator, ambulantët të cilët do të shesin karta telefonike SIM të pa regjistruara rrezikojnë që të dënohen nga 10 ditë deri në 3 vjet burg. Ndryshimi i bërë në Kodin Penal parashikon se krahas ambulantëve, këtë dënim ta marrin edhe përgjegjësin e kompanive celulare të cilët shesin karta SIM të pa regjistruara.

“Shkelja e rregullave të caktuara për shpërndarjen, shitjen dhe pajisjen me produkte/karta SIM përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me burgim nga tridhjetë ditë deri në gjashtë muaj”,- thuhet në Kod.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)