TIRANE- Tregtarët e ish-uzinës “Dinamo” protestojnë sërish sot pas aksionit të nisur prej orëve të para të mëngjesit të sotëm për mbylljen e këtij tregu. Edhe gjatë kësaj proteste nuk kanë munguar përplasjet e tregtarëve me punonjësit e policisë. Shkak për këtë përplasje është bërë moslejimi i furgonit me mallra që të futej në ambientet e tregut.
Sipas tregtarëve nuk ka pasur asnjë njoftim për mbylljen e tregut ditën e sotme, ndaj ata kërkojnë dokument nga policia për këtë vendim.
Ndërkaq, tregtarët kanë bllokuar për disa minuta rrugën në hyrje të tregut te ish-uzina “Dinamo”, pasi sipas tyre është penguar puna e 500 bizneseve.

(Në foto: Protesta që u zhvillua nga tregëtarët)
Foto të tjera
Tregtarët thonë se janë të vendosur për të mos liruar këto ambiente. Sipas tyre ata janë taksapagues të rregullt dhe kanë investuar në këto ambiente.
Sipas vendimit të bashkisë dhe të prefekturës ky treg duhet të mbyllet, dhe tregtarët duhet të zhvendosen në tregun e ri të ndërtuar afër rrethrrotullimit te Dogana.

(Në foto: Pamje të protestes së tregtarëve që u zhvillua mbëmë)
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sipas tregtarëve nuk ka pasur asnjë njoftim për mbylljen e tregut ditën e sotme, ndaj ata kërkojnë dokument nga policia për këtë vendim.
Ndërkaq, tregtarët kanë bllokuar për disa minuta rrugën në hyrje të tregut te ish-uzina “Dinamo”, pasi sipas tyre është penguar puna e 500 bizneseve.

(Në foto: Protesta që u zhvillua nga tregëtarët)
Foto të tjeraTregtarët thonë se janë të vendosur për të mos liruar këto ambiente. Sipas tyre ata janë taksapagues të rregullt dhe kanë investuar në këto ambiente.