Korçë/ Tregtarët protestojnë kundër fermerëve: Shumica na shet me kile, duam takim me kryetarin (VIDEO)

Protestës së fermerëve të cilët duan të shesin mallra me pakicë, i janë kundërpërgjigjur tregtarët e tregut agro-ushqimor të Elbasanit. Ata janë grumbulluar para bashkisë Korçë ku kërkojnë takim me kryetarin Sotiraq Filo. Ata kërkojnë që të tregu i shumicës të mos shesë mallra me pakicë, të ulen taksat dhe tarifat ndaj tyre.

"Sot protesta jon është për shumë arsye. Tregu i shumicës na shet me kile. E bllokuan një javë dhe pastaj filluan sërish të shesin me kile. Ish-tregu po hapet. Një pjesë janë jashtë rregullave. Duam takim me kryetarin. Bëmë takim më herët dhe na tha se do i zgjidhin këto probleme. Nuk i zgjidhën akoma. Në muajin gusht i lamë se thanë se ishin me pushime. Në atë treg nuk po nxjerrim asnjë qindarkë. Shumica të mos shesë më me kile. të ulet taksa dhe tarifa.

1567413021_tregtaret1.jpg

Të mbyllet shumica. Se e kanë lënë të lirë. të hapet një rrugë që të na lidhë ne me markatën. Nuk ka shitje fare. ne e marrim mallin dhe ikim.

Të njëjtat probleme kemi të tërë. Në të gjithë botën shitet mall. Si do bëhet si do rrojmë ne", thonë disa nga tregtarët


Lajmi kryesor:

Fermerët bllokojnë rrugën në unazën e Korçës: S'na lënë të shesim! Bashkia: Pajisuni me Nipt (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kapshticë/ 5 ditët  e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat

Kapshticë/ 5 ditët e fundit, mbi 42 mijë hyrje dhe dalje në pikën e kalimit kufitar, shqiptarët kthehen në vendlindje për festat