Dy vëllezër u arrestuan nga policia e Tiranës pasi akuzohen për celularë kontrabandë në 5 dyqane në pronësi të tyre në kryeqytet. Report Tv mëson se vëllezërit Ferdinand dhe Erinin Kafeja, 38 dhe 33 vjeç kanë rrjetin e dyqaneve Celular.al, që sipas policisë i kanë regjistruar në emër të familjarëve të tyre për të shmangur detyrimet tatimore.
Policia thotë se arrestoi edhe 2 persona të tjerë, administrator të 2 prej dyqaneve të vëllezërve, Denis Myrteza 38 vjeç dhe Izabela Buzi, 25-vjeçare. Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, u shpallën në kërkim 2 administratorë të tjerë të rrjetit të dyqaneve.
Blutë e Tiranës sekuestruan 763 aparate celularë të kontrabanduar gjatë kontrolleve në dyqanet në rrugët "Hoxha Tahsim", "Konferenca e Pezës" dhe në "Rrugën e Durrësit". Vëllezërit tregtonin aparate celulare të kontrabanduara në 5 dyqane të cilat i kishin regjistruar në emër të familjarëve të tyre për të shmangur detyrimet tatimore. Dy prej dyqaneve ishin regjistruar në emër të dy administratorëve të arrestuar dhe njëri prej tyre rezulton i ç'rregjistruar.
Kapini edhe ata qe vjedhin telefona neper autobuza ose mashtrojne qytetaret duke i kerkuar telefonin gjoja per urgjence dhe pastaj i shesin neper qoshet e rrugeve.
Përgjigju