Tregtonin bomba celular,pranga
tre ushtarëve profesionistë

Tregtonin bomba celular,pranga<br />tre ushtarëve profesionistë
DURRES- Tre ushtarë profesionistë janë arrestuar nga policia e Durrësit, pasi u janë gjetur dhe sekuestruar 7 mina të telekomanduara me celular. Gjatë operacionit të koduar “Profesionisti” u zbulua se ushtarët e repartit të Vaut të Dejës, ishin pjesë e një grupi kriminal të prodhimit dhe tregëtimit të bombave-celularë. Pasi siguronin lëndën palsëse C4 në Mal të Zi, i montonin ato në aparatët celular dhe më pas i tregtonin në Shqipëri apo Greqi, me çmime që varionin nga 1800 deri ne 2500 Euro.

Gjatë operacionit të policisë së Durrësit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda janë sekuestruar 7 mina të telekomanduara me anë të telefonave celular, përbërës të të cilave janë: 7 eksplozive të llojit C4; 7 telefona celular të lidhura me eksplozivat me material sinjal percjellës dhe 7 mekanizma shpërthyes detonator.

Në pranga të policisë kanë rënë: Kleo Gjinkola 22 vjeç lindur dhe banues në Shëngjin, me detyrë ushtar profesionist me pagese prane repartit ushtarak 1010, Vau i Dejës në Shkoder; Alban Dodaj 22 vjeç lindur dhe banues në fshatin Laim i Ri, Lezhë me detyre ushtar profesionist me pagesë prane repartit ushtarak 1010, Vau i Dejes në Shkodër si dhe Fran Kola 25 vjeç lindur dhe banues ne Balldre të Lezhës me detyre ushtar profesionist pranë repartit ushtarak 1010, Vau i Dejës në Shkodër.

Hetimet mbi këtë grup kriminal kanë nisur para tre muajve pasi policia e Durrësit u sinjalizua mbi një linjë të trafikimit të minave me celular nga Mali i Zi në drejtim të Shqipërise dhe Greqisë.

Ndërkaq, tre të arrestuarit do të dalin nesër para Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Alban Donaj Kleo Gjinkola  me logo
(Në foto: Alban Donaj dhe Kleo Gjinkola  dy të arrestuarit nga policia e Durrësit)

Gjatë hetimeve të zhvilluara mbi këtë grup kriminal, u arrit të zbulohej i gjithë mekanizimi i kryerjes së këtij aktiviteti kriminal, ku secili prej të arrestuarve kishte rol kyç në këtë trafik, që nga sigurimi i lëndës plasëse C4 në Mal të Zi, e deri tek montimi i tyre me aparatet telefonike celular, dhe me tej tregëtimin e tyre si brenda vendit por edhe drejt shtetit Grek. Nga hetimet rezultoi se këta shtetas kishin arritur të tregëtonin mina me telekomandë me një çmim që varionte nga 1800 deri ne 2500 Euro.

Mina me telefon me logo
(Në foto: Mina-celularë të sekuestruara nga policia e Durrësit) Foto të tjera

Rolet e të arrestuarve
Janë zbardhur edhe rolet që kishin të tre të arrestuarit e këtij grupi. Personi i cili e blinte eksplozivin ishte ushtari profesionist Fran Kola. Ky i fundit më pas e çonte C4 tek Alban Dodaj i cili ishte dhe personi që bënte fabrikimin e minave me celular. Ai bashkonte aparatin telefonik me lëndën shpërthyese, që më pas do të përdotej për atentate. Ndërkaq që roli i Kleo Gjinkolës ka qenë ai i gjetjes së kontakteve dhe shitjes së lëndës eksplozive që ishte e pajisur me celular. Por në ditët e shitjes ata bashkoheshin të tre, duke marrë pjesë në bisedimet për ofertat që kishin. Kështu ka ndodhur dhe dje kur kanë rënë në prangat e Policisë së Durrës, të cilët kanë realizuar me sukses operacionin e koduar “Profesionistët”.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston