Tregtonte mallra kontrabandë dhe nuk deklaronte të ardhurat, në kërkim 41-vjeçari në Tiranë! Nën hetim 3 të tjerë

Tregtonte mallra kontrabandë dhe nuk deklaronte të ardhurat, në kërkim 41-vjeçari në Tiranë! Nën hetim 3 të tjerë

Mallrat kontrabandë

Një 41-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia Tiranë, pasi tregtonte mallra kontrabandë në disa biznese të tij në rrugën "5 Maji", për të cilat nuk deklaronte të ardhurat e përfituara. Nën hetim janë vënë edhe 3 punonjës.

Në kërkim është vënë A.D, pronar i disa bizneseve në rrugën "5 Maji", ku policia gjeti mallra dhe produkte të ndryshme, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e tyre.

Mësohet se 41-vjeçari tregtonte kryesisht çanta, këpucë dhe veshje.  

Për pasojë është shpallur në kërkim 41-vjeçari dhe u vunë nën hetim tre punonjësit: E. M., 30 vjeç, Sh. D., 41 vjeç, dhe A. Gj., 23 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se E. M., ishte punësuar në një nga këto biznese, në mënyrë të paligjshme, nga 41-vjeçari i shpallur në kërkim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.   

Lajmi në përditësim...

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Amalia: 15/10/2023 09:44

    Uroj qe vertet ketij bastardi Artur Dane ta fusin ne burg edhe tja sekuestrojne te gjitha produktet fallco kineze. Ky zoteria nje fodull i vertet e ka mbushur Tiranen ne cdo cep me canta, portofola, syze, atlete fallco nga kina sa nuk po na lejon neve qe jemi me lishenc edhe shesim produkte me fature edhe i paguajme shtetit te gjitha taksat. Ky fodulli bashke me ate xhuxhen kacurrelse qe eshte nje supermendjemadhe duhet ti sekuestroj shteti te gjitha pasurit me makina , shtepi edhe gjithcka qe kane. Vetem keshtu mund te vazhdojne butiket ne Tirane te mbijetojne.

    Përgjigju
  • Mark: 14/10/2023 23:52

    Eh mo Artur Dane ose Turi i rripave gjithmone kontrabande ke bere edhe i ke dhene gojes jashte mase. Po te ngushtohen rripat se njeher e nje kohe ke qene mire duke shitur rripa por qe kur u hape buthesh po te shtrengohet rripi sa do ngelesh pa brek se do te sekuestrohen krejt pasuria korruptive qe ke bere deri tani i korruptum. Feliks te con te fala.

    Përgjigju
  • Nini: 14/10/2023 12:19

    TIRANA O MUSH ME DROG NE CDO CEP E LOKAL... E JU MERENI ME ATLETE..... POLICI E DESHTUAR.... NE 5 MAJI GJE SHPIA BARI E KTA KONFISKOJN CANTA...

    Përgjigju
    • Visi: 14/10/2023 20:22

      Ore Nini po ky Artur Dane na ben si i fort tek Medreseja edhe 5 Maji. Ky glet lart e poshte do pushtoj tregun. Ky eshte kontrabandisti me i modh qe ka Medreseja me 5 Majin ne Tirone. Por ketij kontrabandisti duhet sekuestruar Makinat Range Rover te vetin edhe te gruas por edhe dyqani qe Ka ne EMERALD CENTER se vetem artikuj fallco shiten aty. Duhet te hetohet edhe agjemnci ERALNI me ROELIN e famshem qe meret personalisht me te gjithe kontrabandistet e Tiranes.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë