Tregu i hidrokarbureve/Rritet me 5 lekë çmimi i karburantit, Shqipëria barazon Zvicrën

Tregu i hidrokarbureve/Rritet me 5 lekë çmimi i karburantit, Shqipëria barazon Zvicrën

Foto Ilustruese

Të gjitha pikat e shitjes me shumicë në Shqipëri kanë rritur njëherazi, siç ndodh vazhdimisht në vendin tonë, çmimin e karburanteve. Nga 173 lekë për litër që shitej mesatarisht gazoili, tani atë e gjen me 178 lekë. Ndërkohë benzina ka shkuar në 188 lekë për një litër.

Kjo pasqyron direkt rritjen graduale të çmimit të hidrokarbureve në të gjitha tregjet botërore. Tanimë nafta bruto standard amerikane shitet mbi 71 dollarë për fuçi, ndërkohë që më parë kishte arritur të zbriste edhe më poshtë se niveli 40 USD.

Mendohet se në këtë nivel është arritur si pasojë e ndryshimeve gjeopolitike, që kanë të bëjnë me situatën në Lindjen e Mesme dhe përshkallëzimin e rrezikut të luftrave, sidomos me fërkimet mes Iranit dhe Izraelit. Është pikërisht Irani, një ndër prodhuesit më të mëdhenj të naftës në botë, që po kritikohet ngado këto ditë se po e përdor si armë çmimin e naftës duke ndikuar për rritjen e tij. Ndërkohë vitet e fundit çmimet kanë qenë shumë të ulta.

Në tregun vendas, duket se çmimet kanë prekur nivelin më të lartë që nga viti 2014. Ky çmim prej kohësh ka qenë shumë i lartë, jo vetëm krahasuar me vendet fqinjë, por edhe me vende me nivel shumë herë më të lartë jetese se Shqipëria. Sipas agjencisë së specializuar Global Petrol Prices, vendi ynë është në vendin e tetë në Evropë përsa i përket shtrenjtësisë së karburanteve. Me 1.68 dollarë për litër në shitjen me pakicë, tanimë Shqipëria rezulton të jetë barazuar me çmimin e dieselit në Zvicër, ku është i njejtë me atë në vendin tonë. Me shtrenjtë se tek ne dieseli është në Itali, Norvegji, Francë apo Islandë.

Ndërkohë, të gjithë vendet e rajonit e kanë më të lirë karburantin. Kështu, sipas të njejtit burim, në Greqi nafta shitet me 1.63 dollarë (fqinji jugor nuk është prodhues nafte ende, ndryshe nga ne), në Serbi 1.58 USD, në Kroaci 1.55, në Maqedoni 1.20, në Bosnje 1.17, etj.

Vendet evropiane ku paguhet më pak për një litër gazoil janë Rusia (0.66 USD), Bjellorusia (0.67 USD) dhe Moldavia (1 dollar e 1 cent).

Luhatjet në çmimin e shumicës, përveç çmimit me të cilin kuotohet në bursë, vijnë edhe në bazë të kostove të transportit, cilësisë së produktit të zhdoganuar, kursit të këmbimit ndërmjet dollarit dhe lekut. Por kryesorja është një barrë shumë e lartë fiskale shtetërore, që sot fiksohet në rreth 93 lekë për litër.

Kryesisht, grosistët e naftës janë marrë vesh gjithnjë për të ulur apo rritur në të njejtin moment çmimet e shitjes. Megjithatë, ndodhin edhe çudira, po të kesh parasysh se në zona të parrahura gjen edhe pika karburanti me emra të panjohur, që përdorin naftë nga grosistë të caktuar, por që mbajnë çmime shumë më të ulta. Llogaritet që në Shqipëri të operojnë rreth 1.400 pika karburanti, ndërkohë që ekspertët gjykojnë se do të mjaftonin 300 si numër optimal për nevojat e vendit. Shumë pika po luajnë kështu me cilësi të ulët, duke shitur diesel 10 ppm deri edhe me 160 lekë për litër, në një kohë kur çmimi i shitjes me pakicë, po të respektohen të gjitha rregullat, nuk mund të shkojë më poshtë se 165-170 lekë. Kjo mund të duket normale në kushtet e konkurrencës, por anormale po të shkohet më poshtë se kostot.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TAFA: 13/05/2018 14:14

    KABURANTET NUK PREKEN SEPSE FINANCOJNE PER FUSHATE MAJTAS E DJATHTAS.

    Përgjigju
  • Pa emer: 13/05/2018 09:58

    Ishalla do zoti ju ve taks edhe me i hyp grus ke shpia...nuk dalin ne protest per kto gjera po dalin per parti..popull ma idjot skam arrit me pa...turp per shqiptaret si po i marin neper kemb..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit