Në Rajonin nr. 1 të Elbasanit është hapur tregu i ri i fruta-perimeve. Kryeministri Edi Rama thotë se ky investim nuk ka përmirësuar vetëm estetikën urbane të zonës, por mbi të gjitha garanton standarde më të larta të sigurisë ushqimore.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se tregu i ri i fruta-perimeve ofron kushte bashkëkohore për tregtarët.

 “Tregu i ri i fruta-perimeve në Rajonin nr. 1 në Elbasan ofron kushte bashkëkohore për tregtarët, të cilët tashmë operojnë në hapësira moderne dhe funksionale”, shkruan Rama.