Për herë të parë pas disa muajsh në rritje, besimi në sektorin e ndërtimit ka pësuar një rënie të fortë në fund të vitit 2021.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në fund të dhjetorit besimi në ndërtim u ul me 11.7% dhe shkak për këtë rënie sipas raporti është mungesa e porosive dhe reduktimi i aktivitetit ndërtues.
“Rënia e besimit pasqyroi vlerësimin e bizneseve për një nivel më të ulët si të aktivitetit ndërtues ashtu dhe të porosive aktuale. Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në ndërtim shënoi vlerën 68.4% për tremujorin e katërt të vitit, rreth 0.8 pikë përqindje më e ulët se një tremujor më parë. Edhe treguesi i gjendjes financiare pësoi rënie”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.
Ndërkohë besimi i përgjithshëm në ekonomi u rrit me 0.9% në muajin dhjetor, por ritmi i rritjes ka qenë i ngadaltë.
“Rritja e Treguesi i ndjesisë ekonomike në muajin dhjetor u përcaktua nga përmirësimi i besimit konsumator dhe i besimit në sektorët e industrisë, të shërbimeve dhe të tregtisë. Nga ana tjetër, besimi në sektorin e ndërtimit ka pësuar një rënie të dukshme, duke e ngadalësuar prirjen rritëse të TNE-së në këtë muaj”, thuhet në raportin e BSH.
Sa i takon sektorit të industrisë besimi u rrit me 1.5% krahasuar me muajin nëntor, dhe kontribut ka dhënë ecuria pozitive të prodhimit dhe kontratave porositëse në total.
Në tregti besimi është rritur me 3.2% krahasuar me muajin paraardhës. Kjo rritje është ndikuar nga vlerësimet e bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre dhe gjithashtu nga pritjet për nivelin e punësimit
Rritje është regjistruar edhe tek treguesit e besimit konsumator prej 1.7 % në muajin dhjetor. Rritja u ndikua nga të gjithë komponentët përbërës të këtij treguesi. Përmirësimet më të dukshme i shënuan blerjet aktuale dhe pritjet për blerjet gjatë muajve të ardhshëm. Komponentët e pritjeve për situatën financiare dhe situatën ekonomike regjistruan rritje më të lehtë.
(Klikoni këtu për të lexuar dokumentin)
SI.E./AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po dështon zgjedhja e Presidentit me konsensus?
-
Po
73.7%
-
Jo
17.5%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 1954
Lajme të tjera
-
Mungesa e prodhimit vendas dhe importi rrisin më tej çmimet, kreu i Agrobiznesit: Bujqësia nuk është financuar që të zhvillohet! Nuk furnizojmë dot tregun me qumësht, drithëra e fruta
15 Maj, 13:33
-
Lufta në Ukrainë solli rritje galopante të çmimeve, Guvernatori Sejko: Qeveria të shkurtojë shpenzimet joprioritare e të mbështesë shtresat më të brishta
11 Maj, 12:56
-
62% e shqiptarëve nuk arrijnë të kursejnë para! Banka e Shqipërisë: 38% e familjeve kursejnë për arsim dhe pension! Eksperti: Do të ulen më shumë prej çmimeve
7 Maj, 22:11
-
Sejko: Inflacioni 4.4% në tremujorin e parë të 2022, pritet në të njëjtat shifra gjatë gjithë vitit! Ndërhyjmë nëse do jetë e nevojshme
4 Maj, 16:13
-
Kush po i shtrenjton apartamentet? Flasin ekspertët: Ndikon pastrimi i parave dhe kostot e rritura të materialeve të ndërtimit
2 Maj, 15:44
-
Çmimet e banesave u rritën me 9% në vitin e kaluar, 30% e pronave në 2021 u blenë me kredi nga qytetarët, Banka e Shqipërisë: Po studiojmë tregun, ka luhatje të çmimeve
1 Maj, 20:10
-
Lufta/ Banka e Shqipërisë: Kriza në ekonomi do zgjasë mbi 1 vit! Do goditet energjia, ndërtimi, turizmi dhe drithërat, do ulet konsumi e investimet
29 Prill, 11:35
-
Kriza e çmimeve prek depozitat, Banka e Shqipërisë: Në mars u ulën me 59.5 mln euro, në fund të muajit totali ishte 10.1 mld euro
28 Prill, 16:50
-
Ushqimet marrin 69% të buxhetit të shqiptarëve, BSH: Familjet harxhojnë mesatarisht 23 mijë lekë në muaj për konsum
26 Prill, 15:37
-
30% e familjeve në vend kanë borxhe për të shlyer, 22% kanë marrë kredi për kostot e jetesës! Qytetarët kërkojnë më shumë hua te të afërmit se në banka
25 Prill, 16:18
-
Guvernatori Sejko: Inflacion gjatë 2022 do jetë më i lartë sesa parashikimi! Rritja ekonomike do ngadalësohet
23 Prill, 13:19
-
Kriza e çmimeve ndikon bankat, rrisin kushtet për kreditimin e biznesit të vogël! BSH: Janë të pasigurta, dhanë më pak kredi
21 Prill, 19:45