Treni i vetëm falas drejt Gjermanisë për emigrantët ukrainas, drejtohet nga vullnetarë

Treni i vetëm falas drejt Gjermanisë për emigrantët ukrainas, drejtohet nga vullnetarë

Treni pë emigrantët ukrainas

Në javët e para të agresioni rus në Ukrainë, refugjatëve që u larguan në vendet fqinje iu ofrua udhëtim falas nëpër Evropë. Një vit më vonë, i vetmi transport falas i mbetur është një tren nga Polonia në Gjermani, i paguar nga shteti gjerman dhe i drejtuar kryesisht nga vullnetarë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgëell nga Polonia, kërkesat janë të larta për të siguruar një vend në këtë tren. Treni udhëton gjatë natës drej Gjermanisë një herë në dy ditë. Ai niset nga qyteti polak i Përzhemishelit, në kufirin me Ukrainën, për në Hanover dhe është i rezervuar vetëm për emigrantët. Por nuk është e lehtë të sigurohet një vend në këtë tren.

Brenda stacionit të Përzhemishelit, një dhomë e pritjes për udhëtarët është shndërruar në një qendër strehimi për nënat dhe fëmijët e tyre të vegjël. Ata janë të parët që marrin shiritat e dorës që u garantojnë atyre një vend në tren. Vullnetarët e Kryqit të Kuq e mbikëqyrin këtë proces. Atyre shpesh u ofrohet ryshfet për sigurimin e një vendi në tren. Por ata krijojnë një listë rigoroze me emrat e atyre që duhet të presin.

Alexandr Hrabarchuk dhe familja e tij u larguan nga qyteti i Donetskut, në vijën e frontit në Ukrainën lindore. Pasi priti dy ditë, familja mori shiritat e dorës dhe po përgatitet për jetën në Gjermani.

“Shtatëdhjetë për qind e qytetit është shkatërruar. Do të duhen të paktën tre ose katër vjet për t'u rindërtuar. Sigurisht, dua të kthehem, jam rritur atje. Largimi ishte shumë i vështirë. E bëmë për hir të fëmijëve”, thotë ai.

Në çdo dhomë të trenit mund të flenë gjashtë persona, ose deri në tetë nëse ka familje me fëmijë të vegjël.

“Treni ka vetëm katër vagona. Ne kemi 210 persona me shirita dore që do të udhëtojnë me këtë tren për në Hanover. Do të preferonim të kishim pesë ose gjashtë vagona sepse ne kemi një nevojë të madhe për më shumë hapësirë për transportimin e refugjatëve”, thotë vullnetari i Kryqit të Kuq, Sebastien Bertin.

Procesi është i ngadaltë dhe metodik. Vullnetarët përdorin çdo hapësirë të disponueshme për refugjatët dhe bagazhet e tyre. Ka shumë më tepër refugjatë që duan të arrijnë në Gjermani se sa vende të disponueshme në tren. Disa prej tyre mund të blejnë vetë bileta treni, autobusi ose avioni për në Evropën Perëndimore dhe më gjerë. Por shumë refugjatë kanë humbur gjithçka dhe mbështeten në këtë shërbim falas.

Për shumë njerëz, është një pritje e gjatë në netët e ftohta të dimrit. Olga është nga Zaitseve, një fshat afër Bakhmutit në Ukrainën lindore, që është bërë skenë e luftimeve të ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.

“Shtëpitë janë shkatërruar plotësisht. Nuk kishim ku të shkonim. Ata shkatërruan fshatin në mes të natës. Nuk e di se ku mund të filloj sërish jetën. Tani nuk mund të blejë ose ndërtojë një shtëpi. Nuk e di si mund të jetojë. Nuk e di se çfarë shprese mund të na japë Zoti”, thotë ajo.

Për momentin, shpresa e vetme është shpëtimi nga lufta dhe besimi në bamirësinë e të huajve. Pas një operacioni dy-orësh, 230 refugjatë hipin në tren, 20 më shumë se sa ishte planifikuar. Dhe në orën 22:30 fillon udhëtimi 16 orësh drejt Hanoverit. Një tjetër hap në rrugën e gjatë drejt një jete të re në një tokë të panjohur./ VOA

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës