SHKODER - Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Shkodër-Guri i Zi, në fshatin Vukatanë. Treni i linjës Tiranë-Shkodër ka përplasur një makinë, pasditen e sotme.
Sipas informacioneve paraprake në lidhje me ngjarjen, makina po kalonte mbikalimin e hekurudhës dhe nuk e ka vënë re trenin.
Për pasojë drejtuesi i automjetit Elvis Selimi, 25 vjeç, ka mbetur i plagosur.
Sipas policisë së Shkodrës makina me targë AA 539 BM tip Volsvagen i ka prerë rrugën trenit teksa po kalonte në mbikalimin e hekurudhës.
Sipas të dhënave paraprake, mësohet se automjeti është tërhequr nga treni me targë 10 61 që drejtohej nga Pëllumb Bllacaj për rreth 100 metra nga vendi i ngjarjes.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për të ndërtuar dinamikën e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com