/ATSH/.- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka qëndruar të mërkurën deri në orët e vona të natës në minierën e Stantërgut, ku në horizontin e 8-të ka biseduar me minatorët grevistë.
Bahtiri u interesua për shëndetin e tyre dhe për nevoja që ata kanë gjatë qëndrimit të tyre në minierë, duke ju thënë se ka urdhëruar edhe Drejtorinë për Shëndetësi në komunë dhe institucionet tjera shëndetësore, që të jenë në gatishmëri dhe të sigurojnë medikamentet e nevojshme në rast të përkeqësimit të shëndetit të minatorëve..
Kryetari Bahtiri iu tha minatorëve se ka biseduar edhe me sekretarin permanent të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ka kërkuar edhe nga ai që të sigurojë ilaçe të nevojshme dhe të mjaftueshme për nevojat e minatorëve grevistë, ilaçe që ndërkohë kanë arritur në minierë.
Në vazhdim, kryetari Bahtiri i njoftoi ata se në orët e paradites të së mërkurës, ka pasur disa takime në Prishtinë me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës dhe me kryeministrin Isa Mustafa, me të cilët ka biseduar edhe për kërkesën e minatorëve, por edhe për gjendjen e tyre shëndetësore dhe gjendjen e përgjithshme në minierë.
Kryetari Bahtiri kërkoi nga minatorët që të kenë besim në institucionet e Republikës së Kosovës, se ato do të marrin vendime që janë në interes të minatorëve, qytetarëve dhe vetë shtetit të Kosovës, por që u duhet dhënë koha e duhur për të realizuar këtë.
"Të gjithë qytetarët i janë bashkangjitur shqetësimeve tuaja lidhur me fatin e Trepçës. Mirëpo, vendimet e rëndësishme për Trepçën nuk mund të merren brenda natës, prandaj duhet t'u jepet mundësia institucioneve që këtë ta bëjnë brenda afatit të arsyeshëm kohorë. Ato veç kanë filluar të marrin vendimet në mënyrë që Trepça ti ik më të keqes e që është likuidimi dhe tani janë duke punuar për vendime të tjera, që do t'i kënaqin kërkesat tuaja dhe tonat dhe unë besoj se kështu do të ndodh" , i tha Bahtiri minatorëve.
Për gjendjen e krijuar në minierë dhe për gjendjen e minatorëve grevistë, kryetari Bahtiri në orët e vona të mbrëmjes ka biseduar edhe me menaxherin e Trepçës, Ahmet Tmava dhe me drejtuesit e tjerë të minierës dhe me drejtuesit e sindikatës dhe këshillin grevist të minatorëve. Në këtë takim është biseduar për mundësinë që minatorët të ndërpresin grevën dhe t'u japin kohë institucioneve të Kosovës për realizimin e kërkesës së tyre, për të cilat do të bisedohet me minatorët grevistë në orët e paradites të së enjtes
/Shqiptarja.com