TIRANË- Një foto e një detyre klase të një nxënësi ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale, ku është e plot me gabime, mirëpo ajo që e bën më të rëndë është vlerësimi i mësueses. Detyra konsiston që nxënësi duhet t’i shkruajë numrat me anë të fjalëve. Psh. numrin 390 e ka shkruan “treqind e nëntëdhjet e zero”. Gabime të tilla janë bërë edhe te numrat e tjerë të kësaj detyre klase, teksa mësuesja e ka vlerësuar me “Bravo”.

Fotoja është postuar në masë në rrjetet sociale dhe nuk dihet nëse është e konfirmuar që bëhet fjalë për korrigjimin e një mësueseje ose jo. Ajo ka shkaktuar zemërimim te opinioni publik, ku thonë se nëse një gjë e tillë do të ishte e vërtetë, atëherë do të ishte e rëndë për shkak të mungesës së kualifikimit të mësuesve dhe brezit të ri që ata prodhojnë.

Fotoja që po qarkullon në rrjetet sociale të detyrës së klasës