Tri shenja që tregojnë se lidhja juaj nuk do të funksionojë

Tri shenja që tregojnë se lidhja juaj nuk do të funksionojë

Foto ilustruese

Njohja e treguesve të një marrëdhënieje toksike mund të jetë sfiduese, veçanërisht kur jemi në qendër të një marrëdhënieje të tillë. Pra, është e dobishme të mësojmë shenjat e hershme që lidhja jonë e re mund të jetë në telashe, thotë këshilltarja e marrëdhënieve Mitzi Bockmann.

Sipas saj këto janë tre shenja që tregojnë se se lidhja juaj nuk po funksionon.

Nuk ndiheni mirë me veten
Shenja më e rëndësishme për t’u kujdesur është se si ndiheni për veten tuaj. Në marrëdhëniet e shëndetshme, njerëzit ndihen mirë dhe optimistë për të ardhmen. Në marrëdhëniet e trazuara, ata shpesh ndihen të dëshpëruar gjë që mund të ndikojë në ndjenjën e tyre të vetëvlerësimit ,shkruan Index.hr.

Ju krijoni justifikime për marrëdhënien
Është e rëndësishme të jesh i sinqertë me veten. Nëse vazhdimisht shpikim justifikime të reja për problemet e marrëdhënieve, mund të jetë koha për të rivlerësuar marrëdhënien.

“Marrëdhëniet e shëndetshme nuk kërkojnë justifikime; ato janë të qarta dhe përmbushëse”, thotë Bockmann.

Ndikon në jetën dhe punën tuaj
Nëse marrëdhënia ndërhyn në jetën tonë të përditshme, si puna ose aktivitetet shoqërore, kjo mund të tregojë një problem. Për shembull, nëse ndiheni të mbingarkuar ose të fokusuar në çështjet e marrëdhënieve në vend të detyrave apo hobive tuaja, mund të jetë një shenjë se jeni në një marrëdhënie toksike. Kur marrëdhënia juaj po ndikon në lumturinë dhe produktivitetin tuaj, është koha për të reflektuar mbi situatën ose të kërkoni ndihmë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet

Akti Normativ/ Punonjësit me paga të ulta në administratë do marrin shpërblim! Qeveria i jep kredi Albcontrol, shkurton fondet për institucionet