Të hënën Myrto Uzuni shkëlqeu në La Liga2 duke realizuar ‘tripletë’ në fitoren që Granada mori kundër Villareal B. Përveç golave sulmuesi mori vëmendjen e mediave në Spanjë për shkak se festoi duke puthur të dashurën e tij që ishte në stadium.
Kjo e fundit fillimisht ka publikuar një foto të Uzunit ku shkruan “triplet”, që i referohet 3 golave që beratasi realizoi, ndërsa më pas ka shpërndarë videon e puthjes ku shkruan:
“Faleminderit Myrto… faleminderit dashuria ime… tripletë e dedikuar… jam shumë e lumtur për suksesin tënd”.
Komento