Trishtim në Francë,Ronaldo nga
drama në triumf me Portugalinë

Trishtim në Francë,Ronaldo nga<br />drama në triumf me Portugalinë
Portugalia pas ngritjes së trofeut më të rëndësishëm në Europë është pozicionuar në faqet e para të shtypit kontinental dhe botëror për arritjen historike që realizoi në Kampionatin Europian në Francë.
 
Mediat transalpine e kanë përcjellë me dëshpërim të madh atë që ndodhi në ‘Sanit Denis’. ‘Le Figaro’ shkruan “Portugalia prish ëndrrën e bluve’, ndërsa ‘Le Parisen’ thekson se ky ishte trofeu i parë për kombëtaren portugeze në një event të tillë.
 
“Portugalia fiton trofeun e saj të parë”. Për prestigjiozen ‘L’ Equipe’ gjithçka përmblidhet në pak fjalë “Për të qarë”. Edhe “France Football” thekson se humbja në finale nga vendasit përballë portugezëve ishte “Një zhgënjim i tmerrshëm”.

E ndërsa në Francë ka pasur zi dhe zhgënjim të madh, normalisht e kundërta ka ndodhur në Portugali, festa ka qenë e gjitha për ata pas vërshëllimës së fundit të arbitrit. “A Bola” e hap me titullin e madh “Portugalia është kampione e Europës për herë të parë në histori”.

“O’Jogo” nuk është lodhur shumë “Portugalia është Kampione e Europës”. Në Angli “Daily Mail” thekson faktin që Portugalia ia doli në fushë edhe pa yllin e saj, Rronaldo, ndërsa tronditi organizatorët e Francës për të fituar Euro 2016.

Në Spanjë më shumë rëndësi i kushtojnë Ronaldos, sidomos gazeta ‘Marca’ që është edhe pranë Realit të Madridit, e cila e hap me titullin “Në emër të Cristianos”. Gazeta më e njohur gjermane ‘Bild’ shkruan “Portugalia ngre Kupën. Titull Europian pas dramës së Ronaldos”. Gazeta tjetër gjermane ‘Kicker’ është ndër të paktat së bashku me ‘The Guardian’ në Angli dhe ‘La Gazzetta Dello Sport’ në Itali që theksojnë në titull golin e Eder.

“Portugali, Europiani është i yti! Eder ndëshkon Francën. CR7, nga drama në triumf”shkruajnë italianët. Ronaldo edhe pse i dëmtuar,arriti që të marrë vëmendjen maksimale edhe nga stoli si ‘trajner’ në minutat e fundit duke u kthyer sërish në kryefjalën e Europianit në natën e madhe, pasi arriti të thyente tabunë duke fituar të parin trofe me kombëtaren. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn

Erdogan të enjten në Tiranë, inaugurohet xhamia e Namazgjasë, drejtuesi imam turk! Presidenti takime dhe me Ramën e Begajn