Zemra e një ‘babagjyshi të Vitit të Ri’ është copëtuar pasi një vogëlush 5- vjeçar ka humbur jetën në krahët e tij.
Eric Schmitt-Matzen 80- vjeç, një Santa Claus profesionist, ishte thirrur nga prindërit e 5- vjeçarit pasi dëshira e fundit e djalit të tyre, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë, ishte të shikonte Santa Claus-in.
Teksa ai mbërriti në spital, largoi prindërit e 5- vjeçarit nga dhoma dhe u ul pranë tij që të bisedonte.
“Kam dëgjuar që do të mungosh për Krishtlindje. Në asnjë mënyrë nuk do të mungosh. Dhe e di pse? Sepse ti je elfi im numër një” i tha Eric.
Babagjyshi ndihmoi vogëlushin që të hapte dhuratën pasi fuqitë e tij kishin shteruar.
“Më kanë thënë që do të vdes. Ku do të shkoj unë pastaj” e pyeti Babagjyshin. E ndërsa Babagjyshi i tregon vogëlushit se kur të shkoj atje lart, dhe t’u thotë të tjerëve se ai ka qenë elfi numër një i Babagjyshit ato do të lejojnë që të shkosh në parajsë.
“Babagjysh do të më ndihmosh”, ishin fjalët e fundit të djaloshi 5- vjeçar tha e më pas mbylli sytë për të mos i hapur më.
Eric i dha një përqafim të fundit, dhe prindërit u ndjenë të lehtësuar që dëshira e fundit e djalit të tyre iu bë realitet.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com