Tritan Kalo: Betimi i mjekëve është i shenjtë dhe s'do e lejoj që ta cënoj asnjë politikan as i majtë e as i djathtë! 'Gjithologjia' largohet shpejt

Tritan Kalo: Betimi i mjekëve është i shenjtë dhe s'do e lejoj që ta cënoj asnjë politikan as i majtë e as i djathtë! 'Gjithologjia' largohet shpejt

Mjeku Tritan Kalo

TIRANË- Në një kohë kur mjekët janë vendosur në qendër të vëmendjes së mediave, shpesh herë edhe sulmeve nga ana e opozitës, Tritan Kalo ka bërë një shkrim të gjatë dedikuar atyre.

E pranon se mes mantelëve të bardhë, ka edhe nga ato " Mantelnjolltë", siç ai i quan, por këto janë të pakët në numër, e kurrsesi, nuk duhet të ndryejnë bardhësinë e mjekëve që punojnë me dinjitet dhe nder. Një mesazh e ka edhe për politikën, si të majtë ashtu edhe të djathtë.

"Betimi i ynë është i shenjtë, andaj shënjtërinë e tij nuku e kam lejuar dhe kurrë nuku do të lejoj t’a cënojë asnjë individ politikan ose një grupim politik i çdo spektri të saj si majtas edhe djathtas, po ashtu nuku do të lejoj të cënohet edhe nga asnjë militant i verbër, koleg mediokër apo gjithollog….”pordhitika” dhe “gjithollogjia” largohen shpejt nga era e ditëve apo e viteve të jetës së një shoqërie, POR njërëzimi mbetet dhe t’i shërbesh atij është e paçmimtë dhe tejet e vlertë….puna, përkushtimi dhe profesionalizmi i imi dhe i kolegëve të mi, do të jenë kurdoherë në shërbimin tuaj….Mes Mantelbardhëve ka edhe Mantelnjolltë, por ata janë shumë-shumë më të pakët në numër, andaj ata/ato nuk do të mundet kurrë të lëndojnë e të ndotin thelbësinë dhe dlirësinë e betimit të mësipërm", shkruan Kalo.

Deklarata e plotë
Kohë kovidiane….1.12.2020….Muaj të mbarë të afërm, miq, kolegë e dashamirës….1.09.1976 – 1.12.2020, 44 vite të përjetuara në më të shumtën e tyre në mjediset e Shërbimit të Sëmundjeve Infektive “Nikolla Dushniku”, QSUT “Nënë Tereza”, aty ku nisa leksionin e parë të Fakultetit të Mjeksisë dhe aty ku sot është e përditëshme përballja jonë me sfidën ndaj Infeksionit Sars-Cov2/Covid-19 ….Dera e parë në të djathtë të Pavjonit të parë është dera e zyrës ime, ndoshta më modestja në hapsirë për cilindo mjek në çdo vend të rruzullit, POR që kurrë nuku është e vogël për nga mirësia, përkujdesi, ngrohtësija dhe dashurija që ajo bart….pragpensioni më ofroj edhe një suprizë tjetër para se ai të trokas përfundimisht në këtë derë, përballjen me “flamën mbarëbotërorë të Shekullit të XXI”, sfidë të cilën e kam pranuar që prej ditës së parë sepse jetët tona vlejnë dhe u shërbejnë ruajtjes dhe mëkëmbjes së jetëve të atyre, që vuajtën, po vuajnë dhe do të vuajnë infeksionin jetëlëndues dhe jetëmarrës të Sars-C0v2/Covid-19….Mbështetja psikologjike e të sëmurëve tanë është po aq parësore sa edhe mjekimi, sidomos në kushtet e izolimit të tyre nga të afërmit dhe shoqëria, andaj dhe prania në mesin e dhomave të të sëmurëve e një mjedisi pune të një mjeku, bart rreziqe për shëndetin e tij, POR njëkohësisht një prani e tille bart shumë optimizëm e shpresë se jeta vijon e do të vijojë edhe në kushtet e një Pandemije….Si një mantelbardhë jam betuar që: “Do ta trajtoj atë që më mësoi Artin e mjekësisë, si të jetë prindi im, dhe do të kaloj jetën time me të, dhe do ta ndihmoj në pastë nevojë; pasardhësit e tij do të jenë për mua vëllezër dhe atyre do t’ua mësoj Artin e mjekësisë, nëse do ta duan këtë gjë, pa pagesë dhe pa shpërblim; Se do ta ofroj diturinë që kam mbi Artin e mjekësisë si mësues dhe edukator i rregullt e përmes të gjitha mënyrave të tjera të të mësuarit, për bijtë e mij, për bijtë e mësuesve të mij, si edhe për nxënësit që pranohen me marrëveshje dhe nën betim sipas Ligjit të mjekësisë; por askujt tjetër. Do të aplikoj mënyrat e trajtimit sipas aftësisë dhe gjykimit, në të mirë të pacientëve të mij, duke i mbrojtur ata nga dëmtimet dhe padrejtësitë.”….betimi i ynë është i shenjtë, andaj shënjtërinë e tij nuku e kam lejuar dhe kurrë nuku do të lejoj t’a cënojë asnjë individ politikan ose një grupim politik i çdo spektri të saj si majtas edhe djathtas, po ashtu nuku do të lejoj të cënohet edhe nga asnjë militant i verbër, koleg mediokër apo gjithollog….”PORDHITIKA” dhe “GJITHOLLOGJIA” largohen shpejt nga era e ditëve apo e viteve të jetës së një shoqërie, POR njërëzimi mbetet dhe t’i shërbesh atij është e paçmimtë dhe tejet e vlertë….puna, përkushtimi dhe profesionalizmi i imi dhe i kolegëve të mi, do të jenë kurdoherë në shërbimin tuaj….Mes Mantelbardhëve ka edhe Mantelnjolltë, por ata janë shumë-shumë më të pakët në numër, andaj ata/ato nuk do të mundet kurrë të lëndojnë e të ndotin thelbësinë dhe dlirësinë e betimit të mësipërm….Ju dua, ju duam dhe jemi aty për ju Bashkëkombasit e mi, në vijën e parë të përballjes me sfidën e infeksionit nga Sars-Cov2/Covid-19…..mirëbesimi dhe mirëkuptimi mes nesh janë simbioza e suksesit në këtë përballje të madhe të këtij shekullit….together forever!!!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loran: 01/12/2020 11:57

    Ik morr karagjoz se le nam po kush te perfill ty morr aman

    Përgjigju
    • Kbvl: 01/12/2020 12:11

      Duhet te jesh me modest dhe mos u fut fare ne politike pasi nuk je koka e zeusit. Qendro te vetja jote dhe mos kaperce me tej se te bien vlerat dhe si mjek

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur