Tritan Kalo: Hapini sytë e mendjes ju o të paudhë (Këshillat anti-COVID)

Tritan Kalo: Hapini sytë e mendjes ju o të paudhë (Këshillat anti-COVID)

Tritan Kalo

TIRANE-Mjeku i njohur i Infektivit Tritan Kalo ka një mesazh për qytetarët në këto ditë që numri i të infektuarve është rritur në numra rekord. Ai i cilëson si çmenduri komentet për mijëra të vdekur nga COVID-i që i janë fshehur publikut. Kalo këtyre, që i cilëson si të paudhë u jep një këshillë "Hapini sytë e mendjes".

"Në këto “kohë covidiane” çmënduria në komente e postime të ndryshme në FB, mundet të shfaqet në shumë forma e ngjyra nga më të ndryshmet, por që të flitet për mijëra të vdekur shkakatuara prej Sars-C0v2/Covid-19 dhe të fshehura nga publiku, mbrin kulmin e çmëndurisë, keqdashësisë, injorancës, militantizmit të verbër si dhe të protagonizmit makthsjedhës….Hapini sytë e mendjes ju o të paudhë!!…

Ne si popull kemi nevojë për mesazhe sqaruese dhe optimizuese, për racionalizimin e veprimeve tona, përballë sfidës me emrin Sars-Cov2/Covid-19….Evitoni dhe përbuzini mesazhe të tilla….Po ashtu merini me jo pak dyshim mesazhet që u vinë nga Gjithollogët e shumtë të këtyre kohëve…Duaje jetën tënde dhe të atyre që gjallojnë rreth jush….Kujdesuni edhe më shumë për të…Secili prej jush është i domozdoshëm për vetë ekzistencën e vetë Shoqërisë Shqiptare…Kurrë mos hiqni dorë nga disa shprehi të mira për t’u ruajtur nga infektimi me Sars-Cov2/Covid-19….

Distancimi fizik, higjena e duarve, fytyrës, e trupit dhe e mjedisit rreth nesh, ajrimi i mirë dhe i shpeshtë i mjediseve ku jetojmë dhe punojmë, hidrimi i shpeshtë, përdorimi sa më racional i diellit dhe ujit që i kemi me bollëk kudo buzë detit, liqeneve e lumenjve, përkujdesi ndaj më të moshuarve, ushqimi sa më i shëndetshëm, evitimi i shtrëngimeve të duarve dhe përqafimeve, evitimi i grumbullimeve të panevojëshme, lëvizja në mjedsise të hapura për “oksigjenimin e trurit” dhe të mbajtjes në kushte optimale të kondicionit tonë fizik, janë disa veprime të domozdsihme për gjithësecilin prej nesh…Me siguri ne bashkë do ja dalim të përballemi me shumë sukses me sfidën sars-cov2/covid-19!!!" shkruana ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 11/06/2020 14:31

    Vec doltor Birisha i ban derman koronrs i i sheron tane

    Përgjigju
  • Nurce: 11/06/2020 12:12

    Tregoja udhen personelit mjeksor me pare, pastaj njerzve te thjesht

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës