Tritan Kalo rikthehet 36 vite pas në kohë, publikon foton: Vështrimi im drejt së ardhmes mbetet ende i kthjellët

Tritan Kalo rikthehet 36 vite pas në kohë, publikon foton: Vështrimi im drejt së ardhmes mbetet ende i kthjellët

Mjeku Tritan Kalo

Mjeku shqiptar Tritan Kalo ka sjellë për të gjithë një nga kujtimet e tij gjatë jetës. Ai ka postuar një foto të tij në mars të vitit 1984, kur ekzistonte epidemia e rubeolës, duke i bashkangjitur një foto të tanishme në kohën e epidemisë së COVID-19.

Kalo shprehet se edhe pse kanë kaluar 36 vite, vështrimi drejt së ardhmes mbetet ende i kthjellët, po aq të kthjellëta mbeten edhe dëshira, pasioni e përkushtimi në punën e tij të mantelbardhit.

"Përherë pranë jush dhe për ju…. mars 1984, epidemia e rubeolës ….mars 2020, pandemia e Covid-19…edhe pse midis tyre shtrihen 36 vite, vështrimi im drejt ardhmërisë mbetet ende i kthjellët…po aq të kthjellëta mbeten edhe dëshira, pasioni e përkushtimi në punën time të mantelbardhit, një profesion i mbushur me vlera të pafundme jetëdhënëse….pavarësisht vështirësive e sfidave të përditshme, që bart ushtrimi i një profesioni të tillë, nuk besoj se do të bëja një tjetër zgjedhje për jetën time, përpos asaj të të qenurit mjek në shërbim të popullit tim….miq e bashkëkombës, jeni të gjithë e në çdo kohë pa as më të voglin dallim, po aq të vlerësuar nga unë!!!", ka shkruar Kalo.

Postimi i Kalos

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur