Deputeti i PD, Tritan Shehu e quan lajm të mirë për vendin dhe jo për politikën, rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e negociatave. Përmes një deklarate, Shehu thekson se vendimmarrja e Brukselit për t'i hapur dritën jeshile Shqipërisë për negociatat, është një zhvillim pozitiv në rrugën drejt integrimit të plotë në familjen e madhe europiane. "Une shpresoj e uroj qe gjerat te ecin mire edhe deri ne miratimin e ketij propozimi nga Keshilli ne qershor, qofte kjo per vendin tone, qofte per Maqedonine", thekson Shehu.
Deklarata e plotë e deputetit Tritan Shehu
Sot nje lajm i mire per Shqiperine e Rajonin.
Propozimi i Komisionit per celjen e negociatave te antaresimit ne BE per Shqiperine, por edhe per Maqedonine, eshte pa asnje dyshim nje eveniment pozitiv i rendesishem ne rrugen tone te gjate e te veshtire te integrimit europian..
Jo vetem ky fakt, por dhe fryma e pergjitheshme e ketij Progres Raporti per te ardhmen europiane te Ballkanit Perendimor, merr nje rendesi te vecante ne keto momente te veshtira per BE dhe per Rajonin tone.
Une shpresoj e uroj qe gjerat te ecin mire edhe deri ne miratimin e ketij propozimi nga Keshilli ne qershor, qofte kjo per vendin tone, qofte per Maqedonine.Me tej perpjekje te medha na presin, ndryshime te medha duhet te realizojme per permbushjen e Kapitujve, ne menyre qe endra jone europiane te konkretizohet sa me shpejt.