Tritoli në makinën e Durim Bamit
Akuza:Ka qënë inskenim për alibi

Tritoli në makinën e Durim Bamit<br />Akuza:Ka qënë inskenim për alibi
Vendosja e tritolit në makinën “BMW X5” në pronësi të Durim Bamit, ka qënë një tjetër akt kriminal i sajuar për të krijuar bindjen se vrasësi i “penduar” i Tom Doshit, rrezikohet seriozisht për jetën. Vendosja e tritolit është bërë në 22 shkurt të këtij viti, kohë kjo kur ende nuk ishte bërë publik një plan apo komplot pëhr vrasjen e deputetit Tom Doshi por edhe të deputetit tjetër të PD Mhill Fufi .

Sipas burimeve të prokurorisë vendosja e rreth 800 gramë tritol poshtë gomës së makinës së Bamit dhe zbulimi i tritolit nga vetë Bami që më pas ka njoftuar policinë, ka krijuar bindjen e prokurorëve se kjo ngjarje është sajuar nga vetë Durim Bami apo rrethi shoqëror i tij, që “dirigjohej” nga deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku.

Gjatë marjes në pyetje Durim Bami ka pohuar se kjo ngjarje ka qënë një iskenim, pasi emri i tij tashmë ishte mësaur nga ministri Tahiri dhe zyrtarë të lartë të shtetit si njeriu që ishte paguar për ta vrarë Tom Doshin, por që më pas ishte kthyer në dëshmiotarin kyç të deputetit. Bami, momentalisht vijon të qëndrojë në burg ndërkohë që menjëherë pas arrestimit të tij ai ka treguar të gjithë ngjarjen, duke pohuar se Tom Doshi ka sajuar komplotin për vrasje.


Durim Bami, rezulton person me precentë penale ku është dënuar disa herë nga drejtësia shqiptare. Ndërkohë kohët e fundit merej me aktivitetin e basteve sportive në zonën e Fushë-Krujës.



Shkrimi u botua në gazeten print Shqiptarja.com

Redaksia Online
(F.i/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur