Një telefonatë për ndihmë e nënës dhe motrës së Kleviol Ahmetit, tik-tokerit të njohur me emrin Cllevio, ndaj të konsideruarit të fortit të Lushnjës, Laert Haxhiu, e preku në sedër këtë të fundit. Thuri menjëherë planin se si të hakmerrej ndaj reperit Noizy, i cili i kishte dhunuar mikun e tij Cllevio.
Detajet e sherrit të dhunshëm mes Rigels Rajkut në 2022-shin, dhe hedhjen në erë vetëm 2 ditë më pas, të dyqanit të rrobave që këngëtari i njohur kishte në Durrës, i bëri të ditura para togave të zeza, i penduari i drejtësisë, Artan Tafani.
“Klevioli me Laertin njihen familjarisht, janë shokë. Nuk i erdhi mirë Laertit që e rrahën Klaviolin në atë mënyrë. Po diskutonin, i kërkonin Laertit për t’i bërë diçka Noizyt. Vendosën t’i vënë tritol. Nëna e Kleviolit dhe motra morën në telefon Laertin dhe pyesnin si e rrahën kështu. Laerti u vu në siklet. Çohuni tha, shkoni vërini tritol. E kishim tritolin se e mbanin në shtëpi. Një kile e pak”, thotë Artan Tafani.
Artan Tafani ishte në krye të “operacionit”. Do të vendoste lëndën plasëse, pasi të kalonte mesnata. Koordinimin e bënte nga distanca vetë Laert Haxhiu.
“Nga ora 02:30 u nisëm. Morëm Benzin e zi që kishim marrë me qira, i hoqëm targat dhe ia vumë makinës time, sepse makina ime ishte në kërkim në atë kohë. Lulzim Spahia e dinte ku do shkonim. Më orientoi, parkova te lokali një rrugicë më lart, Lulzimi qëndroi në makinë”, dëshmoi ai.
I penduari i drejtësi zbulon se plani ishte që tritoli të vihej te lokali i Noizyt te Currilat në Durrës, por diçka e papritur e ndryshoi skenarin. Sërish, fjalën e fundit, sipas Tafanit, e thotë Laert Haxhiu.
“Lokali që ishte në kat të dytë i Noizit, ishte i hapur. S' po gjeja dot shkallët. I them a ta vendos te dyqani i rrobave poshtë lokalit, te dera? Laerti na tha vendoseni aty. E ndeza fitilin dhe ika tek makina. Pasi ikëm disa metra dëgjuam shpërthimin, i shkruajtëm Laertit që e vumë shpërtheu, dhe u kthyem në shtëpi”, tha Tafani.
Një tjetër anë e frikshme e Laert Haxhiut janë gjobat ndaj biznesmenëve. Në seancë, Artan Tafani përmendi njërin me emrin “Enea” nga Lushnja, të cilit i kërkuan 1 milion euro.
“Laerti kërkonte ta kapte biznesmenin, por në fund ai erdhi vetë dhe kërkoi ndihmë, pasi kishte probleme me “Mustaqe Kuqin”. Ne e marrim biznesmenin dhe dalim në dalje të Tiranës, në një rrëzë mali, ku Laerti i vendosi 1 milion euro gjobë. Ne morëm atë ditë 360 mijë euro”, tha Tafani.
Tashmë ish-bashkëpunëtorë, Artan Tafani, rrëfeu në gjykatë anën më të errët të Laert Haxhiut.
“Laerti ishte njeri i frikshëm. Jetonim në terror, sepse na shante në çdo moment dhe mund edhe të na vriste. Sa zgjohesha në mëngjes, jetoja me frikë. Me mua sillej pak më mirë, sepse isha edhe më i madh në moshë, por përsëri jetonim nën terror prej tij. Unë kisha vrarë tre veta dhe ai ma mbante pak më shumë hatrin”, tha ai.
Në gjyqin në ngarkim të Laert Haxhiut, më 13 maj, dëshmoi babai i Noizyt, Bashkim Rajku, i cili tha se ende sot, 4 vite më pas, nuk e di arsyen pse i vunë tritol në biznesin familjar. Më 28 maj në këtë proces, pritet të thirren dëshmitarë edhe dy rivalët Noizy-Cllevio.
Laert Haxhiu po gjykohet më vete, për një sërë ngjarjesh kriminale, vrasje, gjobëvënie, vendosje tritoli, pasi u arrestua në Greqi, kur pjesa tjetër e grupit, kishte nisur procesin gjyqësor.

Foto: Artan Tafani
I penduari i drejtësisë, Artan Tafani, tregoi gjatë seancës së sotme në GJKKO rreth tentativës për vrasjen e Rexhep Ginës në Lushnjë. Tafani rrëfeu se kur shkuan të kryenin vrasjen e Ginës, ai dhe Laert Haxhiu u veshën me fustan dhe paruke, si dhe maska plastike, që të dukeshin si gra.
Fustanët, paruket dhe maskat ishin siguruar nga e dashura e Laert Haxhiut dhe shoqja e saj. Ndër të tjera Tafani foli për kontaktet që Laert Haxhiu kishte me Suel Çelën.
Artan Tafani: Laert Haxhiu kishte kontakte me Suel Çelën. Çoi fjalë Suel Çela, se kam mik shefin e policisë së krimeve në Elbasan dhe e kam unë në dorë çështjen e Peqinit, vrasjen e Elton Mermalit, ta mbyll unë. Do ta mbyll, do ta mbyll, tha ai, por nuk po e mbyllte pastaj.
Prokurori: Keni tentuar vrasjen e Rexhep Ginës?
Artan Tafani: Ka qenë pas kësaj të Durrësit. U arrestua Lulzim Spahia. E dërgoi Laerti në Laprakë të marrë ca hashash. Shkon Lulëzimi, sa merr qeset e hashashit e kap policia. Çështje e Rexhepit ma kishte përmendur Laerti që në Athinë, në Greqi. Thoshte se ishte shok i Aldo Bares e kështu. Rexhep Gina ruhej. Ai rrinte tek lokali i vet. Kur kalonte Lili Lala i bënte video dhe ja niste Laertit. Edhe E. Caushi, shok i Laertit i bënte video dhe ja niste Laertit. Dmth, kishte kohë Laerti që e vëzhgonte Rexhep Ginën. Më vonë i vuri pas një çun. Nuk ia mësova emrin, por ai e ka ndjekur nga një muaj e gjysmë.
E dashura e Laertit dhe shoqja e saj na gjeti dy paruke, një bjonde, një si gështenjë. Na gjetën dhe një fustan, se Laerti tha që të shkonim të veshur si gra. Pastaj na gjetën edhe ca rroba të tjera. Kishim edhe masë plastike. Na i lyen këto gocat me make-up. Të nesërmen do shkonim të vrisnim Rexhep Ginën. Mora unë rrobat. Ishte planifikuar si do të bëhej. Makina ishte në garazh. Morën maskat, rrobat, armën kallashnikov. Do takohesha me Fatjon Veliun në Çermë të Lushnjes. Laerti qe me një ML, kishte dhe Firdeusin në makinë.
Unë u nisa për në Çermë. Laerti ishte para. Gjasme edhe për të kontrolluar rrugën. E mora Veliun në Çermë. Më pas i kemi rënë nga Peqini për të dalë tek varrezat në Lushnje. I kishim studiuar më para rrugët. Para se të shkonim tek varrezat, do rrinim diku aty, derisa të na thoshte Laerti të niseshim. Aty unë do vishesha e do shkonim tek Rexhep Gina. Laerti ishte diku tjetër. Unë u bëra gati. Fatjon Veliu nuk donte të vinte. Dridheshe nga frika. Në një moment Laerti na thotë "nisuni". Komunikonim me chat email.
Unë nuk kisha parë një mesazh të mëparshëm të garazhit për të marrë një çelës garazhi, që Laerti ma kishte lënë diku. Pastaj Larti po më shante e ofendonte edhe mua edhe Fatjonin. Unë ia mbylla telefonin, i gjuaja makinës nga nervat. Një moment pastaj, na thotë "nisuni". Unë vesha një fustan të gjatë të zi dhe një xhaketë. Kallashin e kisha poshtë xhaketës. Fatjoni e kishte fustanin ngjyrë kremi.
U nisëm. Ne e kishim programuar se si do futeshim, nga do dilnim. Shkoj deri afër një kanali kullues. Kur shkova unë aty, Rexhep Gina ishte mbështetur tek një mur. Ishin edhe 2-3 të tjerë aty. Sipas vëzhguesit unë e dija, se si ishte veshur.
Unë isha edhe i mërzitur. Nuk doja ta bëja. Po mendoja, si mos e bëj. Me atë veshje, dukesha si ndonjë i lënë nga trutë. Si kloun. Ashtu thoshte ai, do veshësh këtë, pikë mbaroi. Unë kalova para atyre. Më panë ata mua. Sa më pa ky mua, u çua në këmbë. Më pa si i trembur. Kur u ktheva prapë unë, ai më tha "yttt". Unë kisha automatik. Kalova rrugën. Dola nga do ikja. Hipa në makinë dhe i çova voice Laertit, "nuk ishte aty, kishte ikur". Laerti mori vëzhguesin, që kishte ikur. Ai mori vëzhguesi e i tha të rikthehet. Por Rexhepi e ata të tjerët si duhet kishin ikur. Kështu që edhe ai i tha Laertit, po, paskan ikur. Më tha Laerti, nisu për në shtëpi. Lashë Veliun në Çermë edhe u ktheva në Tiranë.

Foto: Artan Tafani dhe Laert Haxhiu
Artan Tafani, i penduari i drejtësisë, po dëshmon në Gjykatën e Posaçme në gjyqin për grupin kriminal të Laert Haxhiut.
Gjatë dëshmisë ai ka deklaruar se Laert Haxhiu ishte një njeri i frikshëm, teksa thekson se jetonin në terror për shkak të tij.
"Ai (Laerti) njeri ishte i frikshëm, jetonim në terror së na shante në rrihte, edhe mund të na vriste. Sa zgjohej në jetonim më frikë, me mua sillej pak më mirë se isha dhe me i madh si moshë, por jetonim nën terror prej tij. Por unë kisha vrarë tre vetë. Dhe ma kishte pak me shumë hatrin", ka dëshmuar ai.
Më tej Tafani thotë se i kanë vendosur edhe një gjobë prej 1 milon euro një biznesmeni në qytetin e Lushnjës.
"Ne i kishim vënë gjobë një bizesmeni në lushnje një djali me emrin Enea, mbiemrin s'ja mbaj mend. Unë rrija aty, i kemi kërkuar 1 milon euro. Ky biznesmeni kishte probleme me ca gango, Land Shyti, i thonë "mustaqe kuqi". Ata ishin vrarë e prerë, Laerti kërkonte biznesmenin ta kapte, si përfundim ai erdhi vet kërkoi ndihmë, pasi kishte probleme me "mustaqe kuqin".
Ne e marrim biznesmenin dhe dalim në dalje të Tiranës, e dërgojmë në një rrëzë malli dhe Laerti i vendosi 1 milion euro gjobë. Bizesmeni 100 mijë euro ja dha dhuratë atij djalit që e njohu me Lartin, ne i morëm atë ditë 120 milion lekë, atij bizesmeni në total ja kemi marrë 360 mijë euro. Ai është Enea por mbiemrin s'ja kujtoj", thotë ai.
Komente










