Në procesin e radhës gjyqësor ndaj Laert Haxhiut ishin thirrur nga SPAK si dëshmitarë këngëtari Rigels Rajku, së bashku me babanë e tij, Bashkim Rajku.
Vetë Laert Haxhiu nuk ishte paraqitur në seancë por përfaqësohej nga avokati i tij mbrojtës Detar Hysi.
Në cilësinë e dëshmitarit, Bashkim Rajku u pyet nga prokurori i çështjes Behar Dibra për eksplozivin në Durrës në qershor të 2022.
Bashkim Rajku: Dëgjuam shpërthimin, orën nuk e mbaj mend se kanë kaluar 4 vite. Dyqanin e kishim në të njëjtin pallat ku jetonim, e kishim me qira. Vumë re se ishin thyer xhamat.
Prokurori: Me çfarë e lidhët ju këtë akt?
Bashkim Rajku: Nuk e di, nuk jemi hetues. Djali im është artist, mund të ketë pasur ndonjë fërkim apo hatërmbetje. Nuk kishim dyshime në momentin e parë. Ju e dini historinë, ka pasur fërkime me atë të Lushnjës. Nuk kam fakte ta them konkretisht. Punë artistësh. Një ditë para erdhën 5-6 makina dhe e kanë provokuar çunin tim, kanë bërë sherr te lokali dhe ndodhi kjo që ndodhi. Klevioli na ka dalë nga hiçi. Nuk kemi pasur asnjë njohje. Dëmi ka qenë rreth 30 mijë euro.
Ka qenë dëshmia e të penduarit Artan Tafani që zbuloi disa nga krimet e bandës së Laert Haxhiut, e një prej tyre ishte edhe vendosja e tritolit ndaj lokalit të Noizyt. Tafani tha se lëndën plasëse e vendosi ai bashkë me një tjetër.
Noizy ka rrëfyer para gjykatës detaje të përmendura edhe herë të tjera lidhur me mënyrën si e mësoi për tritolin. Si edhe herë të tjera, shprehet se shkak kanë qenë konfliktet me Kleviol Ahmetin, i njohur si Cllevio, ndërsa ky i fundit e kishte pranuar në TikTok se eksplozivi ishte vendosur nga Haxhiu.
Ndërkohë në dëshmitë e tij në gjykatë, Ahmeti ka mohuar vendosjen e tritolit dhe ka thënë se nuk e ka kërkuar asnjëherë ndihmën e Haxhiut për sherrin me Noizyn.
Në gjykatë, Noizy thotë se prej 2019 Cllevio e fyen vetëm në përpjekje për të marrë famë prej tij.
Prokurori: Jeni në gjendje të shpjegoni për episodin kur u vendos eksploziv në biznesin tuaj në Durrës në qershor 2022?
Noizy: Isha në gjumë, shpërthimi më zgjoi. Më merr babi më thotë ngjarjen. Unë i kam thënë nuk dua të dal se më shohin njerëzit.
Prokurori: Çfarë funksioni kishte objekti?
Noizy: Funksion për të bërë lekë, shitje rrobash. E kam ditur kush e ka bërë. Ka dalë vetë personi Kleviol Ahmeti, e ka thënë që e ka vënë Laerti për mua. Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice. Policia e pa fitilin e pandezur. Është e njëjta dorë. Ta shpjegova pse e ka bërë, e kam sqaruar mbi 20 herë. Një ditë më parë patëm një përleshje me Kleviol Ahmetaj. Më erdhi në lokal me 20 veta për t’u sqaruar. Ofendon stafin dhe mua. Nisi përleshja fizike, atë natë shpërthen dinamiti. Del live në Tiktok ai dhe thotë pati bubullima nga Durrësi. E ka pranuar vetë.
Prokurori: E njihni Laert Haxhiun?
Noizy: Nuk e njoh, vetëm pas rastit. Nuk e di kush ishte personi që e vuri lëndën plasëse. E tregoi vetë Klevioli në TikTok, ka një gjyq të hapur se më ka djegur dhe makinën. Personi që e ka djegur e ka pranuar që ka marrë 600 euro.
Gjykata: Informacionet për Kleviol Ahmetajn ku i patë? Po motivi?
Noizy: Brenda 24 orëve vetë personi i tha në rrjetet sociale. Motivin e doni troç? Erdhi për t‘u sqaruar, prej vitit 2019 më shan me nënë e me babë, e bën për famë.
-Avokati: Mendoni se kush ju shan juve merr famë?
Noizy: Nuk e mendoj, merr shumë famë. Dhe një pyetje: A është nevoja të vij më të dëshmoj?
-
Cfare niveli prokurori, pret drejtesi nga keta?
Përgjigju









Komente
Komento