Trofeu për Interin, Inzaghi: Morëm Kupën që donim! Lautaro: Kërkoj Champions League
Simone Inzaghi, trajneri i Interit
Interi fitoi 1-2 me Fiorentinën në finalen e Kupës së Italisë, duke marrë për herë të nëntë këtë trofe. Zikaltërit ia dolën të mbanin trofeun, teksa tani vëmendja është në finalen e Champions League, më 10 qershor në Stamboll kundër Manchester City.
Pas ndeshjes trajneri Simone Inzaghi u shpreh i lumtur për arritjen e të tijve.
“Jam i lumtur sepse fituam Kupën që donim. Fiorentina është një ekip me cilësi dhe na ka shkaktuar shumë probleme. E nisëm shumë keq, diçka e rrallë për ne, por djemtë reaguan, qëndruan në lojë dhe e kthyen rezultatin”, theksoi trajneri.
Sa i takon të ardhmes, Inzaghi tregoi se ende nuk e ka një vendim.
"Ka dy ndeshje përpara në Serie A, finalja e Champions në Stamboll dhe ne duam të vazhdojmë këtë sezon të shkëlqyer që po kalojmë", tha Inzaghi.

Nga ana tjetër, heroi zikaltër tha se tanimë kërkon që të fitojë trofeun e Champions League në Stamboll. Lautaro Martinez shënoi dy herë në "Olimpico".
"Doja të ngrija një kupë tjetër, kjo është ajo që ka të bëjë sporti, fitorja. Ne filluam keq në 15 minutat e para, por më pas gjetëm mënyrën e duhur dhe arritëm ta kthenim lojën. Jam shumë i lumtur që e kthej këtë trofe në Milano, ose më mirë ta mbajmë atë, duke parë se aty ishte vitin e kaluar. Dua të vazhdoj të jap kontributin tim për Interin, sepse kjo është ajo që ka rëndësi, të fitojmë edhe trofeun tjetër", tha mes të tjerash Lautaro.
S.DH/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
I kishte mbetur 1 vit e 8 muaj burg, gjykata liron Tahirin. Si e vlerësoni?
-
E drejtë
60.7%
-
E gabuar
31.9%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3735
Lajme të tjera
-
UEFA hap hetim për arbitrin e finales së Champions League, merret vendimi për Marciniak
2 Qershor, 09:58
-
Vjen nga Bayern Munich, Interi gjen zëvendësuesin e Skriniar
1 Qershor, 20:33
-
Inzaghi mbreti i finaleve: Fituam një trofe që shume e dëshironim! Zhang, presidenti i Interit ngjitet lart në historinë e klubit
25 Maj, 12:21
-
GOLAT/ 'Demi' Lautaro 'tërbohet' nga ngjyra vjollcë, Interi fiton Kupën e Italisë
25 Maj, 10:41
-
Finalja e Champions, Guardiola: I mahnitur nga Interi, mund të na mposhtin në Stamboll
24 Maj, 17:00
-
VIDEO/ Kristjan Asllani 'lumturon' tifozin, vogëlushi ia merr këngës: S'është italian dhe ka klas
23 Maj, 11:17
-
Polemikat në finalen e Botërorit, UEFA vendos arbitrin e finales Manchester City - Inter
22 Maj, 14:35
-
Inter thyhet pas 5 ndeshjesh, Napoli përfiton nga i kuqi i Gagliardinit! Asllani luan 90 minuta (VIDEO)
21 Maj, 20:09
-
‘Finalist me pesë para të shpenzuara’, Rummenigge karikon Interin: City favorit, por zikaltërit dinë ta dëmtojnë
21 Maj, 16:25
-
Duart në kokë dhe lutjen në mendje, panik në ndeshjen e Fiorentinës (VIDEO)
19 Maj, 13:52
-
Fiorentina në finalen e Conference League, sfidohet nga anglezët e West Ham
19 Maj, 10:12
-
Buffon: Maignan dhe Onana mes 5 portierëve më të mirë në botë
18 Maj, 22:09
AMALA PAZZA INTER AMALA...ADESSO SPERIAMO CHE FESTEGGIAMO ANCHE IL 10 GIUGNO
Përgjigju