Trondit ish-fituesi i Tour de France: Pija kokainë dhe uiski si të ishte ujë

Trondit ish-fituesi i Tour de France: Pija kokainë dhe uiski si të ishte ujë

Jan Ullrich

Kur i riu Jan Ullrich hyri në çiklizëm në mesin e viteve '90, e gjithë bota pa tek ai trashëgimtarin legjitim të Miguel Indurain, i cili do të ishte dominuesi i ardhshëm i madh i Tour de France. Arriti të fitonte vetëm një, atë të vitit 1997, ndër të tjera sepse u përball me një Lance Armstrong , por nuk e ndihmuan as mungesa e disiplinës gjatë përgatitjes apo brishtësia e tij mendore.

Ai kishte talent, por jo qëndrueshmëri. Rënia e tij "në ferr" u përshpejtua kur skandali i 'Operacionit Puerto' e goditi rëndë. Ai u dënua për doping dhe hyri në një spirale të pafund droge, alkooli dhe dhune. Sot ai është shëruar dhe gati të tregojë jetën e tij në një serial dokumentar për Prime Video.

"Kohët e fundit është folur shumë për mua, pozitive dhe negative. Është koha që unë të tregoj historinë time, të gjithë historinë time, se si u bëra nga gjuetar, në një shënjestër. Do doja të të merrja me vete në një udhëtim nëpër jetën time. Me gjithë turbulencat, pengesat dhe sfidat", prezanton ish-çiklisti gjerman, i cili nuk kursehet në detaje të çuditshme gjatë katër episodeve që përbëjnë dokumentarin që do të publikohet nëntorin e këtij viti.

Në një nga episodet, Ullrich pranon varësitë e tij. "U ndjeva shumë keq. Abuzova me kokainën. Piva uiski sikur të ishte ujë. Derisa preka vdekjen".

Gjatë viteve të zhdukjes, ai u dënua për drejtimin e automjetit nën efektin e alkoolit me 180 kilometra në orë dhe shkaktimin e një aksidenti, u arrestua për kërcënimin e aktorit dhe regjisorit Til Schweiger dhe u gjykua për sulm fizik dhe tentativë për shtrëngim të një prostitute. Atje ai preku fundin dhe u shtrua në një klinikë psikiatrike. Ai më pas filloi një proces detoksifikimi që e ka sjellë këtu, të vetëdijshëm për të qenë një shembull që nuk ndjekur me bëmat e kaluara.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur