Trondit në ‘Pa Gjurmë’ gruaja e trafikuar: Punova poshtë urës në Lion, dhunuar edhe nga klientët, guxova t’i shpëtoja tutorit

E gjendur në udhëkryq dhe pa përkrahje merr vendimin të braktisë djalin 1 vjeç dhe të largohet. Strehohet sa në një shtëpi në një tjetër, tek të afërmit, deri ditën kur u njoh me një tjetër djalë, nga Elbasani. S.M, me të cilin bashkëjetoi 2 vite i premtoi dashurinë e munguar. Me mashtrime për një jetë më të mirë, në vitin 1996, Blerta përfundon në Lion të Francës, atje ku pasi e priti, vëllai i ish-bashkëjetuesit e detyroi të dilte në rrugë, atje ku ajo përfundon si punonjëse seksi. Kjo 44-vjeçare trondit me rrëfimin e saj, ndërsa mori guximin të denonconte, këtë të enjte në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, dhunën dhe kërcënimet me jetë nga tutori i saj.

E detyruar nga babai i fëmijës tim përfundova në Francë. Me ketë person u njoha në qytetin e Elbasanit, kur jetoja tek motra, pasi nuk kisha njeri tjetër të më përkrahte. Ai më premtoi një jetë më të mirë dhe më tha se do të më dërgonte tek vëllai i tij në Francë, E.M. Isha 21 vjeçe kur u nisa me dokumenta falce, atje ku më priti vëllai i bashkëjetuesit tim. Ai vetë qëndroi në Shqipëri më dërgoi vetëm mua. Pranoja për arsye se doja të punoja një punë normale, jo të prostituoja, atje e mësova këtë gjë. Ai më kërcënonte, se nëse nuk do punoja për të, do më vriste djalin që kam nga martesa e parë. Ditën e dytë dola, bashkë me katër vajza të tjera, një prej tyre ishte e dashura bullgare e ish-kunatit. Unë nuk pranova dhe ai mori në telefon bashkëjetuesin tim, ky i fundit më vuri kusht se, nëse nuk do të pranoja, nuk do të martohej me mua. Tutori im merrte çdo para, që unë fitoja nga klientët. Unë jetoja në një shtëpi me ish-kunatin dhe të dashurëne tij bullgare. Dilnim sportive, që të mos dalloheshim nga policia dhe poshtë urës ndërronim veshjet për të dalë në trotuare ku kishte mjaft vajza shqiptare. Kush ishte gocë e re fitonte 500, 700 deri në 1000 euro për klient. 


44-vjeçarja trondit edhe më shumë me këtë rrëfim, duke zbuluar tentativat që bëri një muaj me radhë, në përpjekje për t’i shpëtuar tutorit dhunues. Jo vetëm, e gjendur në vendin dhe në kohën e duhur ajo më në fund arrin të kthehet në Shqipëri. 

Atë natë që doja të largohesha më vjen një klient francez dhe kur futem në makinë ai më dhunon shumë keq. Unë i kërkoj të iki në tualet dhe ai më nxorri thikën duke më thënë se do të më vriste. Dal nga dera e makinës dhe largohem me vrap. Aty takoj një vajzë nga Berati, të cilën e kisha njohur teksa punoja në rrugë dhe më futi tek hoteli. Sa prita të ikte klienti zbres nga hoteli dhe më kap kunati tek dera dhe më gjuan me kaçavidë, duke më kapur nga flokët. Në Francë qëndrova vetëm një muaj dhe në momentin, që doja të shpëtoja i dhashë atij një premtim, se nuk do të gaboja më, pasi e kisha 24 orë pranë. Përfitova një ditë, kur pasi vishem me shpejtësi dal nga banesa, duke i thënë vetes se ky ishte shansi im i fundit. Pasi mbërrita në stacion në orën 9 e 30 e mëngjesit isha në kohën e duhur për të kapur trenin ekspres, që nisej për 20 minuta drejt Italisë. Mbërrij në Bari dhe aty u çlirova, por prapë kisha frikën se po më përndiqnin. Pas disa orësh kthehem në Shqipëri. 

44-vjeçarja niset drejt qytetit të Elbasanit për t’u kthyer për herë të dytë tek bashkëjetuesi. Me frikën se do ta denonconte, S.M i ribën një tjetër premtim jo vetëm për të qëndruar bashkë, por edhe për të patur një fëmijë. Blerta mbetet shtatzënë me djalin e saj të dytë, kur S.M sapo kishte nisur një jetë të re me një tjetër grua. Që prej 14 gushtit të vitit 2005, ai nuk e pa më djalin, por as nuk ia njohu atësinë. 

Mblidhet e gjithë familja dhe më thonë të mos mërzitesha. Fajësuan djalin e tyre dhe ishin në dijeni se me çfarë merrej. S.M më tha se do vazhdonim jetën tonë dhe më premtoi se vëllait nuk do t’i fliste gjithë jetën. Ai më kërkoi një fëmijë, por më hëngri në besë. Më tha se do të shkonte tek nëna e sëmurë, por pas tre ditësh marr vesh se ai ishte fejuar, ndërsa unë isha shtatzanë me djalin që sot është 15 vjec dhe që nuk ia ka njohur atësinë. Më 14 gusht të vitit 2005 nuk u takua më kurrë me djalin. S.M tashmë ka krijuar familje dhe ka katër fëmijë të tjerë. Djalin e kam në karrocë me rrota. Kam bërë të pamundurën që mos t’i mungojë asgjë, atij djali’. 

Pas dy marrëdhënieve të dështuara, që i shkaktuan plagë të thella, Blerta provoi fatin për herë të tretë. Ajo ka 13 vite që jeton me një tjetër person, ndërsa ka sjellë në jetë edhe një vajzë. Ajo është shkëputur tashmë nga çdo kujtim i dhimbshëm i së shkuarës, duke ia kushtuar jetën fëmijëve. Nga studio e emisionit ’Pa Gjurmë’ ka një mesazh për babain që mohoi fëmijën e tij, djalin 15-vjeçar, i cili qëndron në një karrocë me rrota. 

Sot jetoj me një njeri, që më ka dhënë të gjithë përkrahjen. E falenderoj nga shpirti, pasi po më rrit djalin. Nuk ka njerk që të kujdeset kaq shumë. Nga kjo studio kërkoj të marr atësinë e djalit, që babai i tij të paguajë detyrimet financiare, ato që i takojnë. Nuk dua t’i prish familjen, por kërkoj detyrimet për djalin tonë. Siç mban katër fëmijët e tjerë të mbaj edhe këtë, që ka me mua. Jam totalisht e dërrmuar
 

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë'

O.D./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Patrioti: 25/03/2021 18:07

    Ky njeri monster bashke me te vellane duhet te dalin para drejtesise. Deshmia rrenqethese e kesaj zonje eshte indicie e plote per prokurorine per te filluar kallzimin penal dhe dhenien e plote te drejtesise. Keta monstra-njerez na deformuan si komb dhe si shoqeri.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur