Një 45-vjeçar është arrestuar nga policia e Serbisë ditën e sotme pasi dyshohet se abuzuar seksualisht me vajzën e tij që në moshën 6-vjeçare, e cila tashmë është 13 vjeçe.
Dukë marrë shkas nga historiku penal i këtij personi, si dënuar më parë për pedofili, pjesëtarët e Sektorit të krimit të teknologjisë së lartë në Beograd kanë vazhduar të mbajnë nën vëzhgim 45-vjeçarin.
Ç’ka e bën edhe më tragjik rastin janë dyshimet se i arrestuari i incizonte veprimet e tij me të bijën minorene teksa abuzonte me të seksualisht dhe ato pamje ua dërgonte të tjerëve në rrjetet sociale.
Sipas mediave, 45-vjeçari është nga Novi Pazari.