Tronditet bota e çiklizmit, Rohan Dennis arrestohet pasi akuzohet për vrasjen e gruas

Tronditet bota e çiklizmit, Rohan Dennis arrestohet pasi akuzohet për vrasjen e gruas

Melissa Hoskins dhe Rohan Dennis

AUSTRALI - Rohan Dennis, dy herë kampion bote në çiklizëm gjatë viteve 2018 dhe 2019, është arrestuar pasi akuzohet se ka vrarë bashkëshorten e tij. Çiklisti 33-vjeçar është vënë dje në pranga në Adelaide, ku edhe jetonte, teksa mediet australiane bëjnë me dije se Dennis ka përplasur qëllimisht bashkëshorten e tij me një makinë të familjes, pranë shtëpisë ku jetonin.

Hetuesit mblodhën prova që shtojnë dyshimet se çiklisti e ka vrarë qëllimisht ish-bashkëshorten, duke qenë se prej kohësh kishin mosmarrëveshje. Melissa Hoskins dhe Dennis u martuan në vitin 2018 dhe kanë dy fëmijë.

Në shkurt, Dennis njoftoi se do të tërhiqej në fund të sezonit 2023 pas një karriere në të cilën ai fitoi faza në Tour de France, Giro d'Italia dhe Gara e Spanjës.

Melissa Hoskins, gjithashtu ish-çikliste, përfundoi në spital me plagë të rënda dhe nuk ia doli të mbijetojë, teksa fillimisht Dennis u hetua për drejtim të pakujdesshëm të makinës.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Ministri më i ndershëm i të gjitha kohërave ka qenë Erion Braçe', deputeti i PS 'shpërthen' në të qeshura

'Ministri më i ndershëm i të gjitha kohërave ka qenë Erion Braçe', deputeti i PS 'shpërthen' në të qeshura