Gjashtë persona nga Sri Lanka, përfshirë një nënë dhe katër fëmijë të vegjël, u vranë me thikë në kryeqytetin kanadez Otava, të mërkurën vonë, një vend ku vrasjet masive janë të rralla.
Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau tha se ishte i shokuar nga ajo që ai e quajti një "tragjedi e tmerrshme".
Nga sulmi mbeti i plagosur edhe babai i familjes, i cili ndodhet në spital.
Policia tha se Febrio De-Zoysa, një student mashkull 19-vjeçar nga Sri Lanka, ishte arrestuar dhe akuzuar për gjashtë akuza për vrasje të shkallës së parë dhe një akuzë për tentativë vrasjeje.
Sipas “Reuters” De-Zoysa e njihte familjen paraprakisht.
Lajmi në përditësim...
Edhe cfar pastaj shikoni veten tuaj juve me ato mafiozat qe vrasin njerez edhe ska asnje te dyshuar drejtesi e qelbur shqiptare…
Përgjigju