TIRANË, 8 Prill/ATSH-Arbi Fortuzi/-. E pabesueshme, por anësori uellsian i Real Madrid, Bale, ka mbyllur sezonin.
Anësori që u ble për shifrën rekord të 100 milion eurove nga Tottenham mbeti i dëmtuar në përballjen e fundjavës së shkuar. Mjekët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë arritur në përfundimin se lojtari do të mungojë për të paktën 2 muaj, pra deri në përfundim të sezonit.
Ky është një lajm shumë i keq për Ançelottin që tashmë duhet të gjejë zgjidhje brenda në shtëpi për të zëvendësuar kampionin uellsian për të rikuperuar katër pikët në kampionat që e ndajnë nga kryesuesja Barcelona dhe po ashtu në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me rivalët e shtëpisë, Ateltiko Madrid./m.m/