Dy persona u arrestuan nga policia në aksionet antikanabis në dy qytete të ndryshme, në Berat dhe Tropojë. 48-vjeçari Shiqer Maklekaj banues në Breg Lumi Tropojë u arrestua pasi në sallën ku mbante ushqimin e bagëtive u gjetën katër thasë dhe dy qese plastike me rreth 31 kilogramë kanabis në formën e bohçes.
Në Berat policia arrestoi 24-vjeçarin Florian Mesinllari banues në fshatin Fiermimar të Kuçovës pasi nga kontrolli i ushtruar në serën që kishte në pronësi u gjetën 39 bimë kanabis me gjatësi 1 metër.

(Kanabisi i kapur në fshatin Fiermimar të Kuçovës)

(Kanabisi i kapur në Breg Lumi Tropojë)
/Shqiptarja.com