Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka dhunuar një efektiv të policisë.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë, prangosën një ditë më parë 23-vjeçarin Ritvan Buçpapaj, 23 vjeç, banues në fshatin Tpla, Tropojë.

Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “18 Gushti”, në qytetin e Bajram Currit, për shkak të detyrës, ka goditur me mjete të forta punonjësin e policisë të DVKM Kukës, shtetasin E.I., banues në fshatin Llugaj, Tropojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i K.Penal. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com