TROPOJË- Tashmë është bërë traditë që çdo vit në fund-tetor, atëherë kur mbaron edhe dora e fundit e gështenjave, në qytetin Bajram Curri të bashkisë Tropojë organizohet festa popullore e quajtur “Dita e gështenjës”.
Edhe sot, në atmosferën e valleve vendase interpretuar nga artistët e ansamblit “Dardania” , u festua “Dita e gështenjës” si fillim në pallatin e kulturës “Dardania” ku morën pjesë banorë nga qyteti, fshatrat përreth, e deri në Nikaj Mertur, Bytyç e Fierzë, pushtetarë të njësive vendore, intelektualë, specialist dhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme.

Njëherazi, ky aktivitet jo vetëm ekonomik e turistik, por edhe kulturor, organizuar, ideuar dhe drejtuar nga bashkia Tropojë, kishte përfaqësues ministria e Mjedisit, shoqata gjermane GIZ që ishte edhe sponsore, shoqata të ndryshme që operojnë në rajon, etj.
Në fjalën përshëndetëse kryetari i baskisë Besnik Dushaj, pasi u uroj mirëseardhjen të pranishmëve, vuri theksin në rëndësinë e gështenjës dhe gadishmërinë e bashkisë për të investuar në masivet e Tropojës për mirëmbajtjen e tyre.
Siç u shpreh më tej ai, fakti më i rëndësishëm rreth pemëtarisë është se Tropoja ka masivin më të madh të geshtenjave, jo vetëm në Shqipëri por edhe në ballkan.
“Ky masiv shtrihet në mbi 2000 hektarë dhe numëron më shumë se 190000 rrënjë, ku veçohen njësitë administrative të Bujanit, Lekbibajt, Tropojës dhe Margegajt. Bashkia Tropojë duke pasur si karakteristikë edhe kumbullën tropojane që do kujdes të veçantë, arrorët e shumtë, mollët e shumëllojshme, rezulton që çdo vit gjenerohen të ardhura të konsiderueshme nga tregtimi i gështenjave”, tha ai.

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej theksoi se gështenja duhet vlerësuar më tepër si një produkt ushqimor mjaft i rëndësishëm.
“Ne si dikaster do implementojmë politika ekonomike dhe mendojmë se jo vetëm shpallja si zonë e mbrojtur e masiveve në Tropojë, por ndërhyrja në mirëmbajtjen e tyre dhe ndërtimin e punishteve për përpunimin e saj, duke qenë se nga ajo prodhohen produkte ushqimore që nga buka deri te ëmbëlsirat,është një ndër detyrat emergjente që duhen marrë parasysh”, tha ai.

Edhe përfaqësuesi i shoqatës gjermane GIZ vuri theksin se në rajonin e veriut, përfshirë zonën e Bjeshkëve të Nemuna deri në rajonin e Pejës është arritur që turistët të lëvizin lirshëm, duke dhënë mundësi studimit nga afër të masiveve të gështenjave.
Panairi i produkteve të ndryshme ushqimore nga fruti i gështenjës, ngjalli interesin e pjesëmarrësve, i cili u vizitua nga pjesëmarrësit.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com