Një person është arrestuar në flagrancë këtë të shtunë, pasi ka tentuar t’i vjedhë shtëpinë një banori në fshatin Shoshan, Tropojë. Report Tv raporton se bëhet fjalë për Syl Ç, banues edhe ky në fshatin Shoshan, Tropojë.
Arrestimi i tij u bë pasi në orët e para të datës 2 nëntor ka tentuar t’i vjedhë banesën personit me iniciale A.P. Gjatë tentativës, mësohet se Syl Ç. është përleshur me pronarin e banesës, i cili ka pësuar dëmtime të lehta.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë, mbetur në tentativë”.