Kanada/Trudeau, përpjekjet për rizgjedhje si kryeministër mes skandalit të fotove me fytyrë të zezë në 'Netët Arabe'

Kanada/Trudeau, përpjekjet për rizgjedhje si kryeministër mes skandalit të fotove me fytyrë të zezë në 'Netët Arabe'

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha të premten se do të ndalojë shitjen dhe përdorimin e armëve luftarake. Deklarata duket si një përpjekje për të rikthyer vëmendjen tek fushata zgjedhore pas skandalit lidhur me një fotografi ku ai shfaqet me fytyrën e ngjyer me të zezë.

Trudeau po bën fushatë në Toronto kur kanë mbetur më pak se pesë javë nga mbatja e zgjedhjeve kombëtare të 21 tetorit dhe dy ditë nga publikimimi i fotografive.

Ne e dimë se nuk keni nevojë për sulm me armë ushtarake, nga ato që janë prodhuar për të vrarë një numër të madh njerëzish brenda një kohe të shkurtër, për të vrarë një dre”, tha  Trudeau.

Këtë muaj një 17-vjeçar u vra me armë zjarri dhe pesë njerëz të tjerë u plagosën në një komunitet jashtë Torontos. Dy ditë më vonë një tjetër person u vra po me armë zjarri në një autostradë kryesore.

Udhëheqësi i Partisë Liberale po kërkon të rizgjidhet.

Përpara se publikimit të fotografive dy ditë më parë ku ai shfaqet ngjyer me të zezë në fytyrë, sondazhet e tregonin zoti Trudeau kokë më kokë me rivalin e tij kryesor, kreun e Partisë Konservatore Andrew Scheer.

Por fushata e tij mori një kthesë negative kur revista Time publikoi fotot e kryeministrit i cili njihet si mbrojtës i fortë i multikulturalizmit. Ai e kishte ngjyer fytyrën gjatë një feste të vitit 2001 të quajtur "Netët arabe", kohë kur punonte si mësues në një shkollë private në Vankuver.

Duke iu adresuar fotografisë, Trudeau tha se i vjen "thellësisht keq".

"Atë kohë kam menduar se veprimi i do të ishte racist,  por tani e kuptoj se është dhe më vjen keq", tha Trudeau.

Këshilli Kombëtar i Myslimanëve Kanadezë e kritikoi po ashtu Trudeaun për fotografinë, duke thënë se ajo "I bën jehonë  racizmit".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës

Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës