Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka dënuar sot me 6 muaj pezullim nga çdo aktivitet sportiv portierin e Flamurtarit, Ilion Lika. Lojtari akuzohet për manipulim të ndeshjeve të këtij sezoni ndaj Kukësit dhe Partizanit.
Komisioni i Etikës ka dënuar me 6 muaj pezullim për trukime ndeshjesh edhe Arben Muskajn e Partizanit dhe Ganjol Kaçulin e Elbasanit.
Ndeshjet për të cilat këta lojtarë u dënuan janë, Laçi - FK "Partizani e datës 18 shkurt 2015, dhe Partizani - Elbasani e datës 16 mars 2015
Vendimet e Komisionit të Etikës në FSHF
Komisioni i Etikes prane Federates Shqiptare te Futbollit, i mbledhur sot me date 21 Prill 2015 pasi u njoh nga materialet e paraqitura nga Sekretariati Teknik dhe pasi diskutoi ceshtjet ne teresi arriti ne perfundim:
1.Lojtari i KF "Partizani", Arben Muskaj, per komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjes KF "Laci "- FK "Partizani" te dates 18.02.2015,ne kundershtim me etiken sportive, do te denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti,bazuar ne nenin 68/1 te KDS.
2.Lojtari i KF "Flamurtari", Ilion Lika, per komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjeve FK "Partizani" - KS "Flamurtari" te dates 04.03.2015 dhe KS "Kukesi "- KS "Flamurtari" te dates 16.03.2015, ne kundershtim me etiken sportive, do te denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar ne nenin 68/1 te KDS.
3.Lojtari i KF "Elbasani", Ganiol Kaculi, per komplotim ne influencimin te rezultatit te ndeshjes FK "Partizani "- KF "Elbasani" te dates 16.03.2015,ne kundershtim me etiken sportive, do te denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti,bazuar ne nenin 68/1 te KDS.
/atsh/