Presidenti amerikan Donald Trump e cilësoi pikënisjen e Bordit të Paqes për Gazën si fundin e luftës në enklavën në Lindjen e Mesme. Një ditë më parë ai priti liderët e dhjetëra shteteve në një nga sallat e forumit ekonomik të Davosit, bashkë me të cilët firmosën statutin e bordit i cili tashmë nis të funksionojë zyrtarisht me Trump në krye të tij.
Në lidhje me këtë temë kaq të diskutuar ish-diplomati Jorgji Kote tha në ‘Sot Live në Shqipëri’ se kjo nismë inciativë personale e Trump i cili synon të formojë OKB paralele. Ndër të tjera ai thekson se kjo organizatë është parë me shumë skepticizëm pasi u formua pa një konsultim me me aleatët europianë dhe të tjerët.
“Është një nismë me shumë hamendësime, me shumë dyshime, me shumë skepticizëm e parë nga ana diplomatike, duke filluar qysh nga mënyra si u bë, nga nguti, shpejtësia e madhe, brenda më pak se një jave u dërguan ftesat dhe bëhet ceremonia e nënshkrimit pa një konsultim me aleatët europianë dhe të tjerët. Kjo është më shumë një inciativë personale (e Trump) aq më tepër kur Trump njoftoi largimin nga 31 organizata të OKB dhe 35 organizata të tjera ndërkombëtare. Prandaj kjo merret më shumë si një nismë që synon të formojë një OKB paralele, ose më keq akoma në OKB personale të Trump. Nuk mund të konkurrohet OKB as sot as nesër dhe vetë prania e pak vendeve dhe mungesa e Fuiqive të Mëdha tregon një fillim të vështirë. Duhet paraprakisht të ishte dhënë një material të ishte konsultuar dhe më pas të ishte marrë vendimi”, tha Kote.
Nga ana tjetër ai komentoi edhe çështjen në lidhje me Groenlandën, ku thekson se Trump është tërhequr nga pushtimi, por jo nga blerja e saj.
“Është një arritje e madhe që tregoi forcën e madhe e BE, Europës, Britanisë së Madhe sa vetë administrata e Trump u mahnitën nga kjo fuqi. Ai u tërhoq nga ajo aventurë sepse përballë pati një Europë të bashkuar që tregoi dhëmbët duke përdorur të gjitha mjetet deri te ashtuquajtuara e famshme ‘bazuka tregtare’ që është një ‘bombë atomike’ekonomike e BE-së. Zbatohet ndaj çdo vendi, përfshirë edhe Amerikën që merr masa ndaj BE-së. Trump është tërhequr nga pushtimi, por jo nga blerja e Groenlandës edhe pse tani ka katër skenarë”, tha ai.
Sa i përket afrimit të Melonit me Merz, Kote shprehet se ky afrim tregon një prishje të boshtit të famshëm franko-gjerman dhe krijimin e një boshti të ri italo-gjerman.
“Afrimi i Gjermanisë me Italinë është një largim nga Franca, një prishje e boshtit të famshëm franko-gjerman dhe krijimin e një boshti të ri italo-gjerman. Megjithatë për arsye historike dhe gjeopolitike Italia nuk mund ta zëvendësoj e boshtin franko-gjerman, ka 70 vjet Gjermania me Francën. Italia nuk është një shembull shumë i mirë për demokracinë, përjashto tre vitet e fundit të Melonit që ka një qëndrueshmëri. Meloni është si një urë lidhëse mes një Europe të moderuar dhe ekstremit të djathtë, por me qëndrime shumë më të mëdha drejt Europës së moderurar”, theksoi Kote.
Teksa në Abu Dhabi po mbahet takimi i parë Rusi-Ukrainë-SHBA, Kote nënvizon se nuk pret asgjë nga këto bisedime. Sipas tij edhe për këtë vit mes Ukrainës dhe Rusisë nuk do të ketë një marëveshje paqeje.
“Jam pesimit, e shikoj të pamundur paqen dhe armëpushimin. Rusia nuk hiqet nga kërkesat e saj për territoret që dëshiron. Këtu duhet t’i bësh presion Putinit, dhe Zelensky duhet të qëndrojë atje të merret me energjinë dhe ujin dhe luftimet. Putini nuk bën asnjë lloj lëshimi madje thotë që do t’i rrisi. Rusia në të gjitha planet është shumë më përpara. Për mua në 2026-ën nuk do të ketë një marrëveshje paqeje mes dy vendeve", përfundoi ai.
Komente











Evropa e tregoj dobesine e vet ku 650miljon banore frikesohen nga nji Idiot 10mij km ma large por tregojne forcen ndaj shteteve te varfera dhe te vogla si shembull Shqiperia dhe Kosova .
Përgjigju